Përdorimi i pultit të televizorit (tasti i panelit)

Pulti i televizorit, buton i ngjashëm me një timon të vogël në pjesën e pasme djathtas të televizorit, mundëson komandimin e televizorit pa telekomandë.

Disa funksione që kërkojnë kod PIN mund të mos disponohen.

Ngjyra dhe forma e produktit mund të ndryshojnë në varësi të modelit. Del nga menyja kur pulti shtypet për më shumë se 1 sekondë.

Sigurohuni të mos e shtypni pultin përpara se ta përdorni për të lëvizur në drejtimet lart/poshtë/majtas/djathtas. Nëse e shtypni përpara, nuk do të mund ta lëvizni në drejtimet lart/poshtë/majtas/djathtas.

Zgjedhja e Media Play

Zgjedhja e Meny

Zgjedhja e Burimi

Rikthim

 

Fik

 

 

Pulti i televizorit

Menyja e funksioneve

Figura është skicuar duke treguar anën e

përparme të televizorit.

Sensori i telekomandës

 

Modaliteti në pritje

Mos e lini TV-në tuaj në modalitetin në pritje për periudha të gjata kohe (për shembull kur jeni larg me pushime). Një sasi e vogël energjie konsumohet gjithsesi edhe pse butoni i energjisë është i fikur. Është mirë që kordoni i energjisë të hiqet nga priza.

Konfigurimi fillestar

Kur TV-ja ndizet fillimisht, do të shfaqen një sërë treguesish në ekran të cilët do të ndihmojnë në konfigurimin e cilësimeve bazë. Shtypni butonin POWERP. Konfig. disponohet vetëm kur burimi është caktuar te TV.

Nëse lidhni ndonjë pajisje me HDMI IN 1(STB) përpara fillimit të instalimit, Burimi i kanalit do të ndryshojë automatikisht në Kutia konfiguruese e sipërme. Nëse nuk dëshironi të zgjidhni Kutia konfiguruese e sipërme, ju lutemi zgjidhni Antena.

Nëse dëshironi të rivendosni këtë veçori…

Zgjidhni Sistemi - Konfig. (Konfigurimi fillestar). Futni numrin 4-shifror të kodit PIN. Fjalëkalimi fillestar është “0-0-0-0”. Nëse dëshironi të ndryshoni numrin PIN, përdorni funksionin Ndrysho PIN.

Konfig. (MENU Sistemi) duhet ta ribëni në shtëpi, megjithëse e bëtë një herë në dyqan.

Nëse harroni kodin PIN, shtypni butonat e telekomandës në regjimin e pritjes sipas rendit që vijon, gjë e cila e rivendos kodin PIN në “0-0-0-0”: MUTE 8 2 4 POWER (aktive)

Shqip - 6

Page 160
Image 160
Samsung UE58J5000AWXZF Përdorimi i pultit të televizorit tasti i panelit, Konfigurimi fillestar, Modaliteti në pritje, Fik