Sigurimi i TV-së në Mur

Kujdes: Tërheqja, shtyrja ose ngjitja mbi televizor mund të bëjë që televizori të rrëzohet. Në veçanti, sigurohuni që fëmijët të mos varen ose ta destabilizojnë televizorin. Nëse ndodh kjo, televizori mund të bjerë, duke shkaktuar lëndime të rënda ose vdekje. Ndiqni të gjitha masat e sigurisë që paraqiten në Broshurën e Sigurisë që vjen me televizorin. Për të rritur stabilitetin dhe sigurinë, mund të blini dhe të instaloni pajisjen kundër rënies, siç përshkruhet më poshtë.

Për të shmangur rrëzimin e TV-së

1.Vendosni vidat në kllapa dhe shtrëngojini ato fort në mur. Sigurohuni që vidat të jenë instaluar fort në mur.

Mund të keni nevojë për materiale shtesë, si mbajtëse, në varësi të llojit të murit.

Meqenëse kllapat, vidat dhe kabllot e nevojshme nuk përfshihen, duhet t'i blini veçmas.

2. Hiqni vidat nga pjesa e pasme e qendrës së TV-së, vendosni vidat në kllapa dhe shtrëngojini ato përsëri në TV.

Specifikimet e vidave

•• Për 58 inç: M8

3. Lidhni kllapat e vendosura në TV dhe kllapat e fiksuara në mur me një kabllo të fortë dhe më pas lidheni kabllon fort.

SHËNIM

•• Instaloni TV-në pranë murit në mënyrë që të mos bjerë mbrapsht.

•• Një mënyrë e sigurt është lidhja e kabllos në mënyrë të atillë që

kllapat e fiksuara në mur të jenë në një nivel apo më poshtë semur kllapat e fiksuara në TV.

•• Zgjidheni kabllon para se të lëvizni TV-në.

4. Verifikoni se të gjitha lidhjet janë siguruar siç duhet. Kontrolloni herë pas here lidhjet për shenja problemi ose dëmtimi të mundshëm. Nëse keni ndonjë dyshim në lidhje me sigurinë e lidhjeve, kontaktoni një instalues profesionist.

Shqip - 16

Page 170
Image 170
Samsung UE58J5002AKXXH, UE58J5000AWXXH, UE58J5000AWXZF manual Sigurimi i TV-së në Mur, Për të shmangur rrëzimin e TV-së