Shënime dhe masa paraprake

Gjatë përdorimit

SHËNIM

Veçoritë e produktit mund të ndryshojnë në varësi të modelit.

Kur përdorni furçën e pluhurave ose veglën për pastrimin e pjesëve të çara, fshesa me korrent mund të shkaktojë dridhje.

KUJDES

Kur të hiqni spinën nga priza elektrike, kapeni nga spina dhe jo nga kordoni.

Mos e shtypni butonin e dorezës së koshit të pluhurave gjatë kohës që mbani pajisjen.

Për ruajtjen e produktit, vendoseni kokën për fshirjen e dyshemesë në vjaskën e vogël në fund të trupit.

Pastrimi dhe mirëmbajtja

SHËNIM

Për pastrimin e filtrit të pluhurave, shtoni detergjent neutral në ujë të ngrohtë dhe lëreni filtrin në të për 30 minuta përpara se ta lani.

Mos e lani filtrin e daljes me ujë.

Për cilësi maksimale pune të filtrit të daljes, ndërrojeni një herë në vit.

Për të parandaluar gërvishtjen e dyshemeve, kontrolloni gjendjen e furçës dhe ndërrojeni nëse është e konsumuar.

Filtrat e zëvendësimit disponohen nga agjenti vendor i shërbimit i "Samsung".

Meqenëse mund të lëndoheni në rastet kur kordoni elektrik humb kontrollin gjatë rimbështjelljes, mbajeni dhe më pas shtypni butonin e rimbledhjes së kordonit.

Nëse kordoni elektrik nuk mblidhet mirë, rishtypni butonin e rimbështjelljes pasi ta keni tërhequr kordonin elektrik për rreth 2~3 m.

Për të zbrazur dhe pastruar koshin e pluhurave, mund ta shpëlani koshin e pluhurave me ujë të ftohtë.

Kur fuqia thithëse bie vazhdueshëm dhe ndjeshëm, pastrojeni filtrin e pluhurave sipas seksionit "Pastrimi i filtri të pluhurave".

KUJDES

Sigurohuni që filtri i pluhurave të jetë tharë plotësisht përpara se ta rivendosni në fshesën me korrent.

––Lini 12 orë për tharjen.

Për të parandaluar transformimin ose çngjyrosjen, lëreni filtrin e pluhurave në hije, jo nën rrezet.

Pastrojeni filtrin e daljes kur fuqia thithëse ulet ndjeshëm vazhdimisht ose kur fshesa ka mbinxehje jonormale.

Fuqia thithëse mund të ulet ndjeshëm për shkak të rimontimit jo të saktë të filtrit të pluhurave.

Nëse nuk mund t'i hiqni lëndët e huaja nga zorra, kontaktoni me agjentin më të afërt të shërbimit.

Ruajeni fshesën me korrent në hije për të parandaluar deforminin ose çngjyrosjen.

Shtojca

Shqip 17

Page 97
Image 97
Samsung VC07M21A0V1/GE, VC07M2110SB/GE manual Shënime dhe masa paraprake, Gjatë përdorimit, Pastrimi dhe mirëmbajtja