Përgatitja
Gjatë përdorimit
•Mos e lëvizni fshesën me korrent duke e mbajtur nga zorra. Përdorni dorezën në fshesën me korrent për ta ngritur ose mbajtur fshesën.
•Hiqeni fshesën nga priza kur nuk e përdorni. Fikeni çelësin elektrik para se ta hiqni nga priza.
•Mos e përdorni jashtë shtëpisë ose në qilima apo sipërfaqe të lagura.
•Mos e përdorni këtë produkt në mjedise të jashtme pasi synohet vetëm për përdorim shtëpiak.
❇❇Pastrimi në mjedise të jashtme: Gurë, çimento
❇❇Një sallë bilardoje: Pluhur shkumësi
❇❇Një dhomë septike në spital
•Mos e përdorni fshesën me korrent për të thithur lëngje (si uji), brisqe, kunja ose prush.
•Sigurohuni që fëmijët të mos e prekin fshesën me korrent ndërsa jeni duke e përdorur.
•Mos e shkelni dhe mos e përplasni trupin e fshesës.
•Mos e përdorni fshesën me korrent për të pastruar shkrepëset, hirin ose bishtat e cigareve. Mbajeni fshesën me korrent larg sobave ose burimeve të tjera të nxehtësisë. Nxehtësia mund të deformojë dhe të çngjyrosë pjesët plastike të pajisjes.
6Shqip