Shmangni mbledhjen e objekteve të forta dhe të mprehta nëpërmjet fshesës me korrent, pasi mund të dëmtoni pjesët e saj.

Mos e bllokoni portën thithëse ose atë shkarkuese.

Mos e përdorni fshesën me korrent pa vendosur përpara koshin e pluhurave dhe filtrat.

Mos përdorni filtra të konsumuar, të shformuar apo të dëmtuar. Futeni filtrin siç duhet.

––Mund të bëhet shkak për futjen e pluhurave dhe papastërtive në motor.

Nëse ka rrjedhje gazi ose kur përdoren spërkatës të djegshëm, si p.sh. heqës pluhuri, mos e prekni prizën, si dhe hapni dritaret për të ajrosur dhomën. ––Ka rrezik shpërthimi ose zjarri.

Mos e përdorni fshesën me korrent për të pastruar mbetje dhe papastërti ndërtimesh dhe tonerin e printerit me laser. Mbajini rregullisht të pastër filtrat për të parandaluar grumbullimin e pluhurit të imët.

Pastruesit dhe aromatizuesit e tapeteve dhe pluhurat e imëta si mielli duhet të pastrohen me fshesën me korrent vetëm në sasi shumë të vogla.

Tregoni kujdes të veçantë kur të pastroni mbi shkallë.

Mos e përdorni për të thithur ujin.

Mos e zhytni në ujë për ta pastruar.

Zorra duhet të kontrollohet rregullisht dhe nuk duhet të përdoret nëse është e dëmtuar.

Mbani spinën kur mblidhni kordonin në rrotull. Mos lini që spina të përplaset kuturu gjatë mbledhjes.

Përgatitja

Shqip 7

Page 87
Image 87
Samsung VC07M21A0V1/GE, VC07M2110SB/GE, VC07M2110SR/GE, VC07M21A0VN/GE, VC07M21A0VG/GE manual Përgatitja