FUNKSIONI AUTOMATIK I RUAJTJES SË ENERGJISË
•Nëse nuk zgjidhni ndonjë funksion kur pajisja është në mes të cilësimit ose përdorimit në gjendje përkohësisht të ndaluar, funksioni anulohet dhe ora do të shfaqet pas 10 minutash.
ELIMINIMI I DUHUR I KËTIJ PRODUKTI
(PAJISJE MBETURINË ELEKTRIKE DHE ELEKTRONIKE)
(Zbatohet për shtetet me sisteme grumbullimi të veçuar)
Kjo shenjë që shfaqet në produkt, pajisjet shtesë ose literatura tregon se produkti dhe pajisjet e tij elektronike shtesë (p.sh. ngarkuesi, kufjet, kablloja USB) nuk duhet të hidhen së bashku me mbeturinat e tjera shtëpiake në fund të jetës së tyre të punës. Për të parandaluar një dëm të mundshëm ndaj mjedisit ose shëndetit njerëzor nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ju lutemi ndajini këto pajisje nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini ato në mënyrë të përgjegjshme për të mbështetur ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.
Përdoruesit në shtëpi duhet të kontaktojnë ose shitësin me pakicë ku e blenë këtë produkt ose zyrën e pushtetit vendor të tyre për hollësi se ku dhe si mund t’i dërgojnë këto pajisje për riciklim të sigurt mjedisor.
Përdoruesit e biznesit duhet të kontaktojnë furnitorin e tyre dhe të kontrollojnë kushtet dhe afatet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe pajisjet e tij shtesë elektronike nuk duhet të përzihen me mbeturina të tjera tregtare për eliminim.
instalimi
Udhëzimet e sigurisë për instalimin
Kjo furrë mund të instalohet vetëm nga një elektricist i aprovuar. Instaluesi është përgjegjës për lidhjen e pajisjes me rrjetin elektrik, ndërkohë që zbaton udhëzimet përkatëse mbi sigurinë.
•Gjatë instalimit të furrës, sigurohuni të mbroheni nga pjesët e zhveshura të kabllove të korrentit.
•Dollapi në kuzhinë ku instalohet furra duhet të përmbushë kërkesat e qëndrueshmërisë siç specifikohen në DIN 68930.
Lidhja e energjisë
Nëse pajisja nuk është lidhur me rrjetin elektrik me anë të një prize, duhet
të jepet një çelës bllokimi me shumë pole (me të paktën 3 mm hapësirë kontakti) për të përmbushur rregullat e sigurisë. Kablloja e energjisë (H05
të furrës me anë të një kaçavide dhe lironi vidat e kapëseve të kabllos para se të lidhni kabllot elektrike me terminalet e duhura të lidhjes. Furra
tokëzohet nëpërmjet terminalit ( ). Kablloja e verdhë dhe e gjelbër (lidhje e tokëzuar) duhet të lidhen të parat dhe duhet të jenë më të gjata se të tjerat. Nëse furra është e lidhur me rrjetin elektrik me prizë, kjo prizë duhet të mbetet e përdorshme pas instalimit të furrës. Samsung nuk mban asnjë përgjegjësi për aksidentet që rezultojnë nga mungesa ose tokëzimi i gabuar.
PARALAJMËRIM: Mos lejoni që kablloja e lidhjes të ngecë gjatë instalimit dhe parandaloni kontaktin e saj me pjesë të nxehta të furrës.