Pjesët dhe karakteristikat (Vazhdon)

Opsioni i fikjes për siguri

SQ

 

Nëse një nga zonat e gatimit nuk është fikur ose nëse cilësimi i nxehtësisë nuk është rregulluar pas një periudhe të gjatë kohe, zona e veçantë e gatimit do të fiket vetë automatikisht.

Çdo nxehtësi e mbetur do të tregohet me (për “nxehtë”) në ekranet dixhitale që i korrespondojnë zonave të veçanta të gatimit.

Zonat e gatimit fiken vetë sipas kohëve të mëposhtme.

Cilësimi i gatimit

1 - 2

Pas 6 orësh

Cilësimi i gatimit

3 - 4

Pas 5 orësh

Cilësimi i gatimit

5 - 6

Pas 3 orësh

Cilësimi i gatimit

7 - 9

Pas 1 ore

 

 

 

Nëse pllaka e sobës mbinxehet për shkak të funksionimit jonormal, do të shfaqet . Dhe pllaka e sobës do të fiket.

Nëse një ose më shumë prej zonave të gatimit fiket para mbarimit të kohës së caktuar, shikoni seksionin "Zgjidhja e problemeve".

Arsye të tjera se pse një zonë gatimit do të fiket vetë

Të gjitha zonat e gatimit do të fiken vetë menjëherë nëse lëngu zien dhe derdhet mbi panelin e kontrollit.

Fikja automatike do të aktivizohet gjithashtu nëse vendosni një copë të njomë mbi panelin e kontrollit. Në të dyja rastet, pajisja do të duhet të ndizet përsëri duke përdorur sensorin e furnizimit me energji pasi të jetë pastruar lëngu ose të jetë hequr copa .

Treguesi i nxehtësisë së mbetur

Kur një zonë gatimi e veçantë ose pllaka fiket, prania e nxehtësisë së mbetur tregohet me anë të (për “nxehtë”) në ekranin dixhital të zonave përkatëse të gatimit. Edhe pasi zona e gatimit të jetë fikur, treguesi i nxehtësisë së mbetur fiket vetëm pasi është ftohur zona e gatimit.

Ju mund të përdorni nxehtësinë e mbetur për ta shkrirë ose për ta mbajtur ushqimin të ngrohtë.

E rëndësishme: Për sa kohë që ndriçon treguesi i nxehtësisë së mbetur, ekziston rreziku për djegie.

E rëndësishme: Nëse furnizimi me energji ndërpritet, do të shfaqet simboli dhe informacioni për nxehtësinë e mbetur nuk do të jetë më i disponueshëm. Megjithatë, mund të ekzistojë mundësia që të digjeni. Kjo gjë mund të shmanget duke u treguar gjithmonë të kujdesshëm kur jeni pranë pllakës së sobës.

17

C61R2AEEP_BOL_DG68-00125D-04_SQ_161107.indd 17

2016-11-07 �� 11:35:30

Page 145
Image 145
Samsung C61R2AAST/XEH, C61R2AAST/BOL manual Opsioni i fikjes për siguri, Treguesi i nxehtësisë së mbetur