Garancia dhe shërbimi

SQ

Pyetjet më të shpeshta dhe zgjidhja e problemeve

 

Mund të ndodhë një problem si pasojë e një gabimi të vogël që ju mund ta korrigjoni vetë me ndihmën e udhëzimeve të mëposhtme. Mos u përpiqni të bëni rregullime të mëtejshme nëse udhëzimet e mëposhtme nuk ndihmojnë në secilin rast specifik.

Paralajmërim: Riparimet e pajisjes duhet të kryhen vetëm nga një teknik i kualifikuar shërbimi. Riparimet e papërshtatshme të kryera mund të rezultojnë në rrezik të madh për përdoruesin. Nëse pajisja juaj ka nevojë për riparim, ju lutemi kontaktoni me qendrën tuaj të shërbimit ndaj klientit.

Çfarë duhet të bëj nëse zonat e gatimit nuk po funksionojnë?

Kontrolloni mundësitë e mëposhtme:

Siguresa në rrjetin e shtëpisë (kutia e siguresës) është e paprekur. Nëse siguresat bëjnë qark të shkurtër disa herë, thërrisni një elektricist të autorizuar.

Pajisja është ndezur ashtu siç duhet.

Treguesit e kontrollit në panelin e kontrollit ndriçojnë.

Zona e gatimit është e ndezur.

Zonat e gatimit janë të vendosura në cilësimet e dëshiruara të nxehtësisë.

Çfarë duhet të bëj nëse zonat e gatimit nuk ndizen?

Kontrolloni mundësitë e mëposhtme:

Ka kaluar një periudhë prej më shumë se 10 sekondash midis kohës kur butoni Ndezur/Fikur u aktivizua dhe kohës kur zona e dëshiruar e gatimit ndizet (shihni paragrafin “Ndezja e pajisjes”).

Paneli i kontrollit është pjesërisht i mbuluar nga një leckë e njomë ose nga një lëng.

Çfarë duhet të bëj nëse treguesi përveç atij të nxehtësisë së mbetur zhduket papritmas?

Kjo mund të jetë rezultat i një prej dy mundësive:

Sensori Ndezur/Fikur është aktivizuar aksidentalisht.

Paneli i kontrollit është pjesërisht i mbuluar nga një leckë e njomë ose nga një lëng.

Çfarë duhet të bëj nëse pasi të jenë fikur zonat e gatimit, nuk tregohet nxehtësia e mbetur në ekran?

Kontrolloni mundësinë e mëposhtme:

Zona e gatimit u përdor vetëm për pak kohë dhe si rezultat nuk u nxeh mjaftueshëm. Nëse zona e gatimit është e nxehtë, ju lutemi telefononi qendrën e shërbimit ndaj klientit.

Çfarë duhet të bëj nëse zona e gatimit nuk ndizet ose nuk fiket?

Kjo mund të jetë si pasojë e një prej mundësive të mëposhtme:

Paneli i kontrollit është pjesërisht i mbuluar nga një leckë e njomë ose nga një lëng.

Bllokimi i sigurisë për fëmijët është i ndezur.

Çfarë duhet të bëj nëse ekrani është i ndriçuar?

Kontrolloni si më poshtë:

Paneli i kontrollit është pjesërisht i mbuluar nga një leckë e njomë ose nga një lëng. Për ta rivendosur prekni sensorin “Ndezur/Fikur ” të kontrollit.

26

C61R2AEEP_BOL_DG68-00125D-04_SQ_161107.indd 26

2016-11-07 �� 11:35:33

Page 154
Image 154
Samsung C61R2AAST/BOL, C61R2AAST/XEH manual Garancia dhe shërbimi, Pyetjet më të shpeshta dhe zgjidhja e problemeve