Garancia dhe shërbimi (vazhdon)

Çfarë do të thotë kur vatra nuk ka ngjyrë të kuqe?

SQ

 

Temperatura e përzgjedhur e zonës së gatimit ruhet nga një sensor i cili e ndez dhe e fik zonën me cikle, kështu që sipërfaqja e zonës së gatimit jo gjithmonë do të ndriçojë me ngjyrë të kuqe. Nëse zgjidhni një cilësim të ulët të nxehtësisë, nxehtësia do të ndizet dhe fiket me cikle më të shpeshta sesa në cilësime më të larta. Nxehtësia gjithashtu fiket dhe ndizet me cikle në cilësimin më të lartë.

Nëse telefononi dhe kërkoni një shërbim për një gabim të kryer gjatë vënies në përdorim të pajisjes, vizita nga tekniku i shërbimit për klientin mund të përfshijë një tarifë edhe gjatë periudhës së garancisë.

Shërbimi

Përpara se të telefononi për ndihmë ose shërbim, ju lutemi kontrolloni paragrafin "Zgjidhja e problemeve".

Nëse ende keni nevojë për ndihmë, ndiqni udhëzimet e mëposhtme.

Është një gabim teknik?

Nëse po, ju lutemi kontaktoni me qendrën tuaj për shërbimin ndaj klientit.

Gjithmonë përgatituni përpara për bisedën. Kjo do ta lehtësojë procesin e diagnostikimit të problemit dhe gjithashtu e bën më të lehtë të vendoset nëse një vizitë nga shërbimi ndaj klientit është e nevojshme apo jo.

Ju lutemi mbani shënim informacionin e mëposhtëm.

Çfarë forme merr problemi?

Në çfarë rrethanash ndodh problemi?

Kur telefononi ju lutemi të dini modelin dhe numrin e serisë së pajisjes suaj. Ky informacion mundësohet në pllakën e të dhënave si më poshtë:

Përshkrimi i modelit

Kodi i numrit të serisë (15 shifra)

Ju rekomandojmë ta regjistroni informacionin këtu për t'iu referuar më lehtë.

Modeli:

Numri i serisë:

Kur paguani kosto edhe gjatë periudhës së garancisë?

Nëse do ta kishit zgjidhur problemin vetë duke zbatuar një nga zgjidhjet e ofruara në paragrafin

“Zgjidhja e problemeve”.

Nëse tekniku i shërbimit ndaj klientit duhet të bëjë telefonata të ndryshme për shërbim, sepse atij nuk i është dhënë i gjithë informacioni përkatës përpara vizitës së tij, dhe si rezultat, për shembull, i duhet të bëjë më shumë vajtje-ardhje për pjesët. Përgatitja për telefonatën siç u përshkrua më sipër, do t'ju kursejë koston e këtyre udhëtimeve.

27

C61R2AEEP_BOL_DG68-00125D-04_SQ_161107.indd 27

2016-11-07

�� 11:35:33

Page 155
Image 155
Samsung C61R2AAST/XEH, C61R2AAST/BOL manual Garancia dhe shërbimi vazhdon, Shërbimi, Është një gabim teknik?