Mos e çmontoni, mos e ndryshoni apo riparoni pajisjen tuaj

Ndryshimet apo modifikimet mbi pajisjen tuaj mund ta bëjnë të pavlefshme garancinë e prodhuesit. Nëse pajisja juaj ka nevojë për shërbim, çojeni në një Qendër Shërbimi Samsung.

Mos e çmontoni ose mos e shponi baterinë, pasi kjo mund të shkaktojë shpërthim ose zjarr.

Fikeni pajisjen para se të hiqni baterinë. Nëse e hiqni baterinë me pajisjen të ndezur, kjo mund të bëjë që pajisja të keqfunksionojë.

Kur e pastroni pajisjen, mos harroniFshijeni pajisjen apo ngarkuesin me peshqir apo gomë.Pastroni terminalet e baterisë me një top pambuku ose një peshqir.

Mos përdorni kimikate apo solucione larëse. Nëse veproni kështu mund të çngjyrosni ose gërryeni pjesën e jashtme të pajisjes ose të shkaktoni goditje elektrike ose zjarr.

Mos e përdorni pajisjen për funksione të tjera nga përdorimi i synuarPajisja juaj mund të keqfunksionojë.Mos shqetësoni të tjerët kur përdorni pajisjen në publikLejoni vetëm personelin e kualifikuar që të kryejë shërbimin e pajisjes suaj

Lejimi i personelit të pakualifikuar për kryerjen e shërbimit në pajisjen tuaj mund të çojë në dëmtimin e pajisjes dhe do ta bëjë të pavlefshme garancinë nga prodhuesi.

Mbajini me kujdes kartat SIM, kartat e memorjes ose kabllot

Kur futni një kartë ose lidhni një kabëll me pajisjen tuaj, sigurohuni që karta është e futur ose kablli është i lidhur në anën e duhur.

Mos e hiqni kartën ndërkohë që pajisja është duke transferuar ose duke marrë informacion, sepse kjo mund të çojë në humbjen e të dhënave dhe/ ose në dëmtimin e kartës ose të pajisjes.

Mbrojini kartat nga tronditjet e forta, elektriciteti statik dhe zhurma elektrike që buron nga pajisje të tjera.

Mos i prekni kontaktet ngjyrë ari ose terminalet me gishta ose me objekte metalike. Nëse bëhet pis, pastrojeni kartën me një copë të butë.

Vendosja e kartës ose lidhja e kabllit me forcë ose në mënyrë të gabuar mund të shkaktojë dëmtime në xhekun multifunksional ose në pjesë të tjera të pajisjes.

Shqip

25