•Për të minimizuar mundësinë e interferencës me një peismeikër, përdoreni pajisjen tuaj vetëm në anën e trupit tuaj që është në të kundërt me peismeikërin.
•Nëse përdorni pajisje mjekësore, kontaktoni me prodhuesin e pajisjes para se të përcaktoni nëse pajisja do të ndikohet ose jo nga frekuencat e radios të lëshuara nga pajisja.
•Në aeroplan, përdorimi i pajisjeve elektronike mund të interferojë me instrumentet elektronike të navigimit. Sigurohuni që pajisja është
e fikur gjatë nisjes nga toka dhe zbritjes. Pas shkëputjes, mund ta përdorni pajisjen në modalitetin fluturim nëse lejohet nga personeli i aeroplanit.
•Pajisjet elektronike në makinën tuaj mund të keqfunksionojnë, për shkak të interferencës radio nga pajisja juaj. Kontaktoni me prodhuesin për më shumë informacione.
Mos e ekspozoni pajisjen në tymra ose avuj të rëndë
Nëse veproni kështu mund të dëmtoni pjesën e jashtme të pajisjes ose ta bëni që të keqfunksionojë.
Nëse përdorni një aparat dëgjimi, kontaktoni me prodhuesin për informacione rreth frekuencës të radios
Frekuenca e radios e nxjerrë nga pajisja juaj mund të ndikojë me disa aparate dëgjimi. Para se të përdorni pajisjen tuaj, kontaktoni me prodhuesin për të përcaktuar nëse aparati juaj i dëgjimit do të ndikohet nga frekuencat e radios të nxjerra nga pajisja juaj.
Mos e përdorni pajisjen pranë pajisjeve ose aparateve që lëshojnë frekuenca radiosh, të tilla si sistemet e zërit dhe kullat e radios
Frekuencat e radios mund të bëjnë që pajisja juaj të keqfunksionojë.
Fikeni pajisjen në mjedise ku ekziston mundësia e shpërthimit
•Në vend që të hiqni baterinë, fikeni pajisjen tuaj në mjedise ku ekziston mundësia e shpërthimit.
•Gjithnjë zbatoni rregullat, udhëzimet dhe sinjalizimet në mjedise ku ekziston mundësia e shpërthimit.
•Mos e përdorni pajisjen në pika karburanti (stacione karburanti), pranë karburanteve ose lëndëve kimike, ose në zona shpërthyese.
Shqip