Ngjyra ose ndriçimi është i dobët.

•• Rregulloni opsionet Figurë në menynë e televizorit. (shkoni te Regjim figure / Ngjyra / Ndriçimi / Mprehtësia)

•• Rregulloni opsionin Kursim energjie në menynë e televizorit. (shkoni te MENU - Sistemi - Zgjidhja eko - Kursim energjie)

•• Provoni të rivendosni figurën për të shfaqur cilësimet bazë të figurës. (shkoni te MENU - Figurë - Rivendos figurën)

Në skaj të ekranit ka një kontur me pika.

•• Nëse madhësia e figurës është caktuar në Përsht. Ekr., ndryshojeni në 16:9.

•• Ndryshoni rezolucionin e marrësit kabllor/satelitor.

Figura është bardhezi.

•• Nëse po përdorni hyrje Composite AV, lidheni kabllon e videos (e verdhë) me folenë e gjelbër të hyrjes Component 1 në televizor.

Gjatë ndërrimit të kanaleve figura ngrin, shformohet ose vonohet.

•• Nëse është e lidhur me marrësin kabllor, përpiquni të rivendosni marrësin kabllor. Rilidhni kordonin AC dhe prisni derisa marrësi kabllor të rindizet. Kjo mund të zgjasë deri në 20 minuta.

•• Caktojeni rezolucionin e daljes së marrësit kabllor në 1080i ose 720p.

Cilësia e zërit

•• Fillimisht kryeni Test i ting. për të konfirmuar që zëri i televizorit funksionon siç duhet. (shkoni te MENU - Mbështet - Vetë-diagnostikim- Test i ting.)

•• Nëse zëri është në rregull, problemi i zërit mund të shkaktohet nga burimi ose sinjali.

Nuk ka zë ose zëri është shumë i ulët në maksimumin e volumit.

•• Kontrolloni volumin e pajisjes (marrës kabllor/satelitor, DVD, Blu-ray etj.) së lidhur me televizorin.

Figura është në rregull, por nuk ka zë.

•• Caktoni opsionin Zgjedhje altopar. Altopar. TV në menynë e zërit.

•• Nëse përdorni pajisje të jashtme, sigurohuni që kabllot e zërit të jenë lidhur me foletë e duhura të hyrjes së zërit në televizor.

•• Nëse përdorni pajisje të jashtme, kontrolloni opsionin e daljes së zërit të pajisjes (p.sh. mund t'ju nevojitet ta ndryshoni opsionin e zërit të marrësit kabllor në HDMI kur keni kabllo HDMI të lidhur në televizor).

•• Nëse përdorni kabllo DVI në HDMI, kërkohet një kabllo e veçantë zëri.

•• Rindizeni pajisjen e lidhur duke e rivendosur në prizë.

Altoparlantët lëshojnë një zhurmë të çuditshme.

•• Kontrolloni lidhjet e kabllove. Sigurohuni që në hyrjen e zërit nuk është lidhur kablloja e figurës.

•• Për lidhjet me antenë ose kabllore, kontrolloni fuqinë e sinjalit. Niveli i ulët i sinjalit mund të shkaktojë prishje të zërit.

Shqip

Shqip - 19