Cilësimet humbasin pas 5 minutash ose sa herë që fiket televizori.

•• Nëse televizori është në modalitet Ruaj demo, ai do t'i rivendosë cilësimet e zërit dhe të figurës çdo 5 minuta. Nëse dëshironi të ndryshoni cilësimet nga modaliteti Ruaj demo Në shtëpi, shtypni butonin SOURCE për të zgjedhur modalitetin TV dhe shkoni te MENU - Mbështet - Regj. i përdor..

Ka humbje sporadike të zërit ose të figurës.

•• Kontrolloni lidhjet e kabllove dhe rilidhini.

•• Humbja e zërit ose e figurës mund të shkaktohet nga përdorimi i kabllove shumë të forta ose të trasha. Sigurohuni që kabllot janë elastike sa duhet për përdorim afatgjatë. Nëse e montoni televizorin në mur, rekomandojmë përdorimin e kabllove me bashkues në kënd 90 gradë.

Vëreni grimca të vogla kur shikoni nga afër skajet e ekranit të televizorit.

•• Kjo është pjesë e modelit të produktit dhe nuk përbën defekt.

Menyja FNF nuk disponohet.

•• Funksioni FNF disponohet vetëm kur përdorni burim HDMI ose Component.

E fikët televizorin para 45 minutash dhe ai u rindez.

•• Kjo gjë është normale. Televizori e kryen vetë funksionin OTA (me antenë) për të përmirësuar firmuerin e shkarkuar gjatë shikimit të televizorit.

Ka probleme të përsëritura me figurën/zërin.

•• Kontrolloni dhe ndryshoni sinjalin/burimin.

Mund të ketë fërkim midis gominave të mbajtëses dhe sipërfaqes së mobilieve.

•• Për ta parandaluar këtë, përdorni tapa shajaku mbi çdo sipërfaqe të televizorit që prek drejtpërdrejt mobilien.

Shfaqet mesazhi "This file may not be playable properly." (Ky skedar mund të mos luhet siç duhet.).

•• Kjo mund të ndodhë për shkak të shpejtësisë së lartë të bitëve të materialit. Në përgjithësi, materiali do të luhet, por mund të ketë probleme gjatë luajtjes.

Mund ta mbani televizorin në gjendje optimale funksionimi duke e përmirësuar në firmuerin më të fundit (www. samsung.com → Support) me "USB".

Ky panel TFT LED përdor një panel të përbërë nga nënpikëza që kërkojnë teknologji të sofistikuar për t'u prodhuar. Megjithatë, në ekran mund të ketë disa pikëza me shkëlqim ose të errëta. Këto pikëza nuk do të kenë asnjë ndikim në funksionimin e produktit.

Disa nga funksionet dhe figurat e shfaqura në këtë manual disponohen vetëm për modele të caktuara.

Shqip - 22