Të tjera

Figura nuk shfaqet në ekran të plotë.

•• Kanalet HD do të kenë shirita të zinj në secilën anë të ekranit kur shfaqen materiale të përshkallëzuara SD (4:3).

•• Në pjesën e sipërme dhe të poshtme do të shfaqen shirita të zinj gjatë filmave me raport pamjeje të ndryshëm nga televizori.

•• Rregullojini opsionet e madhësisë së figurës së pajisjes së jashtme ose të televizorit në ekran të plotë.

Telekomanda nuk punon.

•• Ndërroni bateritë e telekomandës me polet (+/–) në drejtimin e duhur.

•• Pastroni dritaren e transmetimit të sensorit në telekomandë.

•• Përpiquni ta drejtoni telekomandën nga televizori, në largësi 1,5~1,8 m.

Telekomanda e kabllorit/dekoduesit nuk e ndez apo fik televizorin ose nuk e rregullon volumin.

•• Programojeni telekomandën e kabllorit/dekoduesit që të komandojë televizorin. Drejtojuni manualit të përdorimit të kabllorit/dekoduesit për kodin e televizorit SAMSUNG.

Shfaqet mesazhi "Regjimi nuk pranohet".

•• Kontrolloni rezolucionin e mbështetur të televizorit dhe rregulloni përkatësisht rezolucionin e daljes së pajisjes së jashtme.

Televizori lëshon një aromë plastike.

•• Aroma është normale dhe do të largohet me kalimin e kohës.

Informacioni i sinjalit i televizorit nuk disponohet në menynë e testit Vetë-diagnostikim.

•• Ky funksion disponohet vetëm me kanalet dixhitale, nga lidhja me antenë/RF/koaksiale.

Televizori anohet djathtas ose majtas.

•• Hiqni mbajtësen nga televizori dhe rimontojeni.

Ka vështirësi në montimin e mbajtëses.

•• Sigurohuni që televizori është vendosur mbi një sipërfaqe të sheshtë. Nëse nuk mund t'i hiqni vidat nga televizori, përdorni kaçavidën e magnetizuar.

Menyja Transmetimi shfaqet në ngjyrë të zbehtë (e padisponueshme).

•• Menyja Transmetimi disponohet vetëm kur është zgjedhur burimi i televizorit.

Shqip

Shqip - 21