Kontrolli nëse furra funksion siç duhet

Procedurat e thjeshta të mëposhtme ju mundësojnë të kontrolloni që furra funksionon siç duhet në çdo kohë. Hapeni derën e furrës duke shtypur butonin e madh në anën e djathtë në fund të panelit të kontrollit.

Së pari, vendosni një tas me ujë në pjatën rrotulluese. Më pas, mbyllni derën.

1. Shtypni butonin Power Level (Niveli i fuqisë) dhe caktojeni kohën në 4-5 minuta duke shtypur butonin 1 min sa herë duhet.

2. Shtypni butonin Start (Fillo) ( ).

Rezultati: Furra e ngroh ujin për 4 deri në 5 minuta. Uji duhet të fillojë të ziejë.

Furra duhet të futet në prizë të përshtatshme në

mur. Pjata rrotulluese duhet të jetë në pozicionin e saj në furrë. Nëse përdoret nivel fuqie ndryshe nga maksimali, uji do të marrë më shumë kohë për të zier.

Vendosja e regjimit të kursimit të energjisë

Furra ka një regjim për kursimin e energjisë. Ky opsion kursen energjinë kur furra nuk është në punë.

shtypni butonin Energy Save (Kursim i energjisë).

• Për të hequr regjimin e kursimit të energjisë, hapni derën dhe më pas në ekran do të shfaqet ora aktuale. Furra është gati për t'u përdorur.

Gatimi/Ringrohja

Procedura e mëposhtme shpjegon se si ta gatuani ose ta ringrohni ushqimin. Para se të largoheni nga furra, kontrolloni GJITHMONË cilësimet e gatimit.

Së pari, vendoseni ushqimin në mes të pjatës rrotulluese. Më pas, mbyllni derën.

1. Shtypni butonin Power Level (Niveli i fuqisë).

Rezultati: Shfaqen treguesit prej 800 W (fuqia maksimale e gatimit): Zgjidhni nivelin e duhur të fuqisë duke

shtypur përsëri butonin Power Level (Niveli i fuqisë) derisa të shfaqet fuqia përkatëse në vat. Referojuni tabelës së nivelit të fuqisë në faqen tjetër.

2. Zgjidhni kohën e gatimit duke shtypur butonin

10 min, 1 min dhe 10 s.

3. Shtypni butonin Start (Fillo) ( ).

Rezultati: Drita e furrës ndizet dhe pjata rrotulluese fillon të rrotullohet.

1) Fillon gatimi dhe kur mbaron, sinjali i furrës bie katër herë.

2)Sinjali kujtues i përfundimit do të bjerë 3 herë (një herë në çdo minutë).

3)Shfaqet përsëri koha aktuale.

Kurrë mos e ndizni furrën me mikrovalë kur është bosh.

15

SHQIP

GE83X_BOL_DE68-04056F-02_SQ_131004.indd 15

2013-10-04

�� 6:25:03

Page 143
Image 143
Samsung GE83X/BOL Kontrolli nëse furra funksion siç duhet, Vendosja e regjimit të kursimit të energjisë, Gatimi/Ringrohja