1.Pastrojini sipërfaqet e jashtme me një cohë të butë dhe me ujë të ngrohtë me sapun. Shpëlajini dhe thajini.

2.Pastroni spërkatjet ose njollat në sipërfaqet e brendshme të furrës me një cohë me sapun. Shpëlajini dhe thajini.

3.Për të hequr pjesët e forta të ushqimit dhe aromat, vendosni një filxhan me lëng limoni të holluar në furrë dhe nxeheni për dhjetë minuta me fuqi maksimale.

4.Lajeni pjatën e cila nuk e dëmton pjatalarësen, sa herë të jetë e nevojshme.

MOS derdhni ujë te vrimat e ajrosjes. KURRË mos përdorni produkte gërryese ose solucione kimike. Tregoni kujdes të veçantë kur të pastroni gominat e derës, për të siguruar që asnjë copë:

Të mos grumbullohet

Të mos pengojë mbylljen e derës siç duhet

Pastrojeni zgavrën e furrës me mikrovalë pas çdo përdorimi me një solucion larës të butë, por para se ta pastroni, lëreni furrën me mikrovalë që të ftohet, në mënyrë që të shmangni lëndimet.

Kur të pastroni pjesën e sipërme brenda në hapësirë, do të ishte mirë ta ulni nxehtësinë në 45 ° dhe më pas ta pastroni.

(Vetëm modeli i ngrohësit me lëkundje)

Ruajtja dhe riparimi i furrës tuaj me mikrovalë

Gjatë ruajtjes ose riparimit të furrës tuaj me mikrovalë, duhet të merren disa masa të thjeshta parandaluese.

Furra nuk duhet të përdoret nëse dera ose gominat e derës janë të dëmtuara:

Menteshë e thyer

Gomina të prishura

Kapaku i deformuar ose i përkulur

Vetëm një teknik shërbimi i kualifikuar për furrë me mikrovalë, duhet të kryejë riparime

KURRË mos e hiqni kapakun e sipërm nga furra. Nëse furra është me defekt dhe ka nevojë për riparime, ose nëse jeni në dyshim për gjendjen e saj:

• Hiqeni nga priza në mur

• Kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit pas shitjes

Nëse dëshironi ta ruani furrën përkohësisht, gjeni një vend të thatë, pa pluhur.

Arsyeja: Pluhuri dhe lagështira mund të dëmtojnë pjesët funksionale të furrës.

7

SHQIP

GE83X_BOL_DE68-04056F-02_SQ_131004.indd 7

2013-10-04 �� 6:24:56

Page 135
Image 135
Samsung GE83X/BOL manual Të mos grumbullohet, Ruajtja dhe riparimi i furrës tuaj me mikrovalë