Mos krijoni qark të shkurtër në karikues ose pajisje

Nëse veproni kështu mund të shkaktoni goditje elektrike ose zjarr, ose bateria mund të keqfunksionojë ose të pëlcasë.

Mos e përdorni pajisjen jashtë gjatë një stuhie

Nëse veproni kështu mund të shkaktoni goditje elektrike ose që pajisja të keqfunksionojë.

Përdorni bateri, karikues, aksesorë dhe mjete të aprovuara nga prodhuesi

Përdorimi i baterive ose karikuesve gjenerikë mund të shkurtojë jetën e pajisjes tuaj ose të shkaktojë që pajisja të mos funksionojë mirë. Ato mund të shkaktojnë gjithashtu zjarr ose të bëjnë që bateria të pëlcasë.

Përdorni karikues dhe bateri të aprovuar nga Samsung të projektuar posaçërisht për pajisjen tuaj. Bateritë e dhe karikuesit e papërshtatshëm mund të shkaktojnë lëndime serioze ose dëmtime në pajisjen tuaj.

Samsung nuk mban përgjegjësi për sigurinë e përdoruesit kur ai përdor aksesorë apo pajisje që nuk janë miratuar nga Samsung.

Mos e mbani pajisjen në xhepat e pasmë apo përreth belit

Pajisja mund të dëmtohet, të pëlcasë ose të shkaktojë zjarr nëse ushtrohet tepër presion në të.

Mund të lëndoheni nëse goditeni ose rrëzoheni.

Mos e rrëzoni ose përplasni karikuesin apo pajisjen

Mbajeni dhe vendoseni pajisjen dhe karikuesin me kujdes

Asnjëherë mos e vendosni baterinë ose pajisjen në një zjarr. Asnjëherë mos e vendosni baterinë ose pajisjen pranë pajisjeve të nxehtësisë, si në furra mikrovalë, soba ose radiatorë. Pajisja mund të shpërthejë kur mbinxehet. Ndiqni të gjitha rregullat lokale kur e hidhni baterinë ose pajisjen e përdorur.

Asnjëherë mos e shtypni ose shponi pajisjen.

Shmangni ekspozimin e pajisjes në presion të lartë të jashtëm, e cila mund të çojë në qark të shkurtër të brendshëm dhe mbinxehje.

Shqip