Kur përdorni pajisjen, mos harroni
•Mbajeni pajisjen vertikalisht, siç do të mbanit telefonin e zakonshëm.
•Flisni direkt në mikrofon.
Mos e çmontoni, mos e ndryshoni apo riparoni pajisjen tuaj
•Ndryshimet apo modifikimet mbi pajisjen tuaj mund ta bëjnë të pavlefshme garancinë e prodhuesit. Nëse pajisja juaj ka nevojë për shërbim, çojeni në një Qendër Shërbimi Samsung.
•Mos e çmontoni ose mos e shponi baterinë, pasi kjo mund të shkaktojë shpërthim ose zjarr.
•Fikeni pajisjen para se të hiqni baterinë. Nëse e hiqni baterinë me pajisjen të ndezur, kjo mund të bëjë që pajisja të keqfunksionojë.
Kur e pastroni pajisjen, mos harroni
•Fshijeni pajisjen apo ngarkuesin me peshqir apo gomë.
•Pastroni terminalet e baterisë me një top pambuku ose një peshqir.
•Mos përdorni kimikate apo solucione larëse. Nëse veproni kështu mund të çngjyrosni ose gërryeni pjesën e jashtme të pajisjes ose të shkaktoni goditje elektrike ose zjarr.
Mos e përdorni pajisjen për funksione të tjera nga përdorimi i synuar
Pajisja juaj mund të keqfunksionojë.
Mos shqetësoni të tjerët kur përdorni pajisjen në publik
Lejoni vetëm personelin e kualifikuar që të kryejë shërbimin e pajisjes suaj
Lejimi i personelit të pakualifikuar për kryerjen e shërbimit në pajisjen tuaj mund të çojë në dëmtimin e pajisjes dhe do ta bëjë të pavlefshme garancinë nga prodhuesi.
Shqip