Shërbimet e palëve të treta mund të përfundojnë ose të ndërpriten në çdo kohë, dhe Samsung-u nuk merr përsipër ose garanton që çdo përmbajtje ose shërbim do të mbetet i disponueshëm për ndonjë periudhë kohore. Përmbajtja dhe shërbimet transmetohen nga palët e treta nëpërmjet lidhjeve dhe mjeteve të transmetimit mbi të cilat Samsung-u nuk ka kontroll. Pa kufizuar përgjithësimin e mospranimit të përgjegjësive, Samsung-u shprehimisht nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose detyrim për ndonjë ndërprerje ose pezullim të ndonjë përmbajtjeje ose shërbimi të mundësuar nëpërmjet kësaj pajisjeje.
Samsung-u nuk është as përgjegjës, dhe as i detyruar për shërbimin e klientit që lidhet me përmbajtjen dhe shërbimet. Çdo pyetje ose kërkesë për shërbime që lidhen me përmbajtjen ose shërbimet duhet t’u bëhet në mënyrë direkte ofruesve përkatës të përmbajtjes dhe shërbimit.