Samsung WF7604SAV/YLE Informacion mbi sigurinë, Simbole DHE Paralajmërime Sigurie TË Rëndësishme

Models: WF7604SAV/YLE WF7600SAV/YLE WF7602SAV/YLE

1 144
Download 144 pages 18.88 Kb
Page 110
Image 110

informacion mbi sigurinë

Gjatë gjithë manualit, ju do të shihni shënime për Paralajmërimet dhe Kujdeset.

Këto paralajmërime, kujdese dhe udhëzime të rëndësishme për sigurinë që janë më poshtë nuk mbulojnë të gjitha kushtet dhe situatat e mundshme që mund të ndodhin.

Është përgjegjësia juaj për të përdorur mendim praktik, kujdes dhe vëmendje kur instaloni, mirëmbani dhe vini në përdorim makinën tuaj larëse. Samsung nuk mban përgjegjësi për dëmtimet që dalin nga përdorimi i gabuar.

SIMBOLE DHE PARALAJMËRIME SIGURIE TË RËNDËSISHME

Çfarë do të thonë ikonat dhe shenjat në këtë manual përdorimi:

 

Rreziqe ose praktika të pasigurta mund të rezultojnë në dëmtim të rëndë

PARALAJMËRIM

personal ose vdekje.

 

 

 

 

Rreziqe ose praktika të pasigurta mund të rezultojnë në dëmtim të vogël

KUJDES

personal ose dëmtim prone.

 

 

 

 

Për të ulur rrezikun nga zjarri, shpërthimi, shoku elektrik ose dëmtimi

KUJDES

personal kur përdorni makinën larëse, ndiqni këto masa paraprakesigurie:

 

 

 

PARA SE TË PËRDORNI PAJISJEN

Materialet e ambalazhimit mund të jenë të rrezikshme për fëmijët; mbajini të gjitha materialet KUJDES e ambalazhimit (çantat plastike, polistirenet, etj.) larg nga fëmijët.

Pajisja është e projektuar vetëm për përdorim shtëpiak.

Sigurohuni që lidhjet e ujit dhe elektrike të jenë bërë nga teknikë të kualifikuar, duke ndjekur udhëzimet e prodhuesit (shihni “Instalimi i Makinës Larëse”) dhe rregullat lokale të sigurisë.

Të gjitha bulonat e ambalazhimit dhe të transportimit duhet të hiqen para se pajisja të përdoret. Mund të ndodhë dëmtim serioz nëse ato nuk hiqen. Shihni “Heqja e bulonave të transportit”.

Para se të lani rroba për herë të parë, ju duhet të bëni një cikël të plotë pa rroba. Shihni “Larja për herë të parë”.

UDHËZIMET MBI SIGURINË

Para se të pastroni ose të kryeni mirëmbajtje, hiqni pajisjen nga priza elektrike ose vendosni PARALAJMËRIM butonin (On/Off ) (Ndezur/Fikur) në Off (Fikur).

Sigurohuni që të gjithë xhepat e rrobave që do lahen të jenë bosh.

Objekte të forta, të mprehta, të tilla si monedha, mbërthecka, gozhdë, vida ose gurë mund ti shkaktojnë pajisjes dëmtim të madh.

Gjithmonë hiqeni nga priza pajisjen dhe mbyllni ujin mbas përdorimit.

Para se të hapni derën e pajisjes, kontrolloni që uji të jetë tharë. Mos e hapni derën nëse akoma shihni ujë.

Kafshët dhe fëmijët e vegjël mund të ngjiten në pajisje. Kontrolloni pajisjen para çdo përdorimi.

2_ Informacion mbi sigurinë

Page 110
Image 110
Samsung WF7604SAV/YLE Informacion mbi sigurinë, Simbole DHE Paralajmërime Sigurie TË Rëndësishme, Udhëzimet MBI Sigurinë