Samsung WF7600SAV/YLE manual Mirëmbajtja e makinës larëse, Riparimi I NJË Makine Larëse TË Ngrirë

Models: WF7604SAV/YLE WF7600SAV/YLE WF7602SAV/YLE

1 144
Download 144 pages 18.88 Kb
Page 120
Image 120

mirëmbajtja e makinës larëse

RIPARIMI I NJË MAKINE LARËSE TË NGRIRË

Nëse temperatura bie nën atë të ngrirjes dhe makina juaj ka ngrirë:

1.Hiqni nga priza makinën larëse

2.Derdhni ujë të ngrohtë në rubinetin burim për të liruar tubin e furnizimit me ujë.

3.Hiqni tubin e furnizimit me ujë dhe futeni në ujë të ngrohtë.

4.Derdhni ujë të ngrohtë në tamburin e makinës larëse dhe lëreni të qëndrojë për 10 minuta.

5.Rilidhni tubin e furnizimit me ujë në rubinetin e ujit dhe kontrolloni nëse furnizimi me ujë dhe operacionet e shkarkimit janë normale.

PASTRIMI I PJESËS SË JASHTME

1.Fshini sipërfaqet e makinës larëse, duke përfshirë panelin e kontrollit, me një rrobë të butë dhe pluhur larës shtëpiakë jo gërryes.

2.Përdorni një rrobë të butë për të tharë sipërfaqet.

3.Mos zbrazni ujë në makinën larëse.

PASTRIMI I FILTRIT TË COPËRAVE

Pastroni filtrin e copërave 2 ose 3 herë në vit.

1.Hiqni mbulesën bazë nga pjesa e përparme e makinës larëse.

2. Zhvidhosni kapakun e filtrit dhe nxirreni jashtë.

3. Lani çdo pisllëk ose material tjetër nga filtri. Sigurohuni që helika e pompës së shkarkimit mbrapa filtrit nuk është e bllokuar. Zëvendësoni kapakun e filtrit.

4.Zëvendësoni mbulesën bazë.

PASTRIMI I FILTRIT TË VRIMËS SË TUBIT TË UJIT

Ju duhet të pastroni filtrin e vrimës së tubit të ujit të paktën një herë në vit, ose kur llampat në makinën tuaj flakërojnë:

Për të bërë këtë:

1. Hiqni burimin e ujit nga makina larëse.

2.Zhvidhosni tubin nga pjesa e prapme e makinës larëse.

3. Me një palë pinca, hiqni butësisht filtrin e vrimës nga fundi i tubit dhe shpëlajeni atë me ujë derisa të pastrohet. Gjithashtu pastroni pjesën e brendshme dhe të jashtme të lidhësit të ndërprerë.

4.Shtyni përsëri filtrin në vendin e vet.

5.Vidhosni tubin përsëri në makinën larëse.

6.Hapni rubinetin dhe sigurohuni që lidhjet janë të papërshkueshme nga uji.

12_ Mirëmbajtja e makinës larëse

Page 120
Image 120
Samsung WF7600SAV/YLE Mirëmbajtja e makinës larëse, Riparimi I NJË Makine Larëse TË Ngrirë, Pastrimi I Pjesës SË Jashtme