Samsung WF7600SAV/YLE manual Rregullimi I Këmbëve TË Nivelimit, Heqja E Bulonave TË Transportit

Models: WF7604SAV/YLE WF7600SAV/YLE WF7602SAV/YLE

1 144
Download 144 pages 18.88 Kb
Page 114
Image 114

instalimi i makinës larëse

RREGULLIMI I KËMBËVE TË NIVELIMIT

Nëse dyshemeja nuk është e sheshtë, rregulloni këmbët (mos futni pjesë druri ose ndonjë objekt tjetër nën këmbë):

1. Lironi bulonin e këmbës duke e kthyer me dorë derisa ai të jetë në lartësinë e dëshiruar.

2. Shtrëngoni dadon e kyçjes duke e kthyer me çelës.

Vendoseni makinën larëse në një sipërfaqe të sheshtë të qëndrueshme.

Nëse makina larëse vendoset në një sipërfaqe të paniveluar të dobët, ka zhurmë dhe dridhje. (Lejohet vetëm një kënd me 1 gradë.)

HEQJA E BULONAVE TË TRANSPORTIT

Para se të përdorni makinën larëse, ju duhet të hiqni të gjitha bulonat e transportit nga pjesa e pasme e njësisë. Për të hequr bulonat:

1.Lironi të gjitha bulonat me çelës para se ti hiqni ato.

2. Kapni secilën nga kokat e bulonave dhe tërhiqeni atë përmes pjesës së gjerë të vrimës.

Përsërit për çdo bulon.

3.Mbushni vrimat me mbulesat plastike të furnizuara.

4.Ruajini bulonat e transportit për përdorim të mëvonshëm.

LIDHJA E TUBIT TË GOMËS TË FURNIZIMIT ME UJË

Tubi i gomës i furnizimit me ujë duhet të lidhet te makina larëse në njërën anë dhe te rubineti i ujit në anën tjetër.

Mos e tërhiqni tubin e furnizimit të ujit. Nëse tubi është tepër i shkurtër dhe ju nuk dëshironi që të zhvendosni rubinetin e ujit, zëvendësoni tubin me një tub më të gjatë me presion më të lartë.

Për të lidhur tubin e gomës të furnizimit me ujë:

1. Merrni përshtatësin e krahut në formë L për tubin e furnizimit me ujë të ftohtë dhe lidheni te hyrja e furnizimit me ujë të ftohtë nga mbrapa makinës larëse. Shtrëngoni me dorë.

2. Lidhni fundin tjetër të tubit të furnizimit me ujë të ftohtë te rubineti i lavamanit me ujë të ftohtë dhe shtrëngojeni me dorë.

Nëse është e domosdoshme, ju mund të ripoziciononi tubin e furnizimit me ujë te fundi i makinës larëse duke liruar përshtatësin, rrotulluar tubin dhe rishtrënguar përshtatësin.

POZICIONIMI I TUBIT TË SHKARKIMIT

Fundi i tubit të shkarkimit mund të pozicionohet në tre mënyra:

Mbi skajin e lavamanit

Tubi i shkarkimit duhet të vendoset në një lartësi midis 60 dhe

90 cm. Për ta mbajtur grykën e tubin të shkarkimit të përkulur, përdorni drejtuesin plastik të furnizuar të tubit. Siguroni drejtuesin në mur me një grep ose në rakord me një copë lidhëse për të parandaluar lëvizjet e tubit të shkarkimit.

6_ Instalimi i makinës larëse

Page 114
Image 114
Samsung WF7600SAV/YLE manual Rregullimi I Këmbëve TË Nivelimit, Heqja E Bulonave TË Transportit, Mbi skajin e lavamanit