Samsung WF7600SAV/YLE manual Larja PËR Herë TË Parë, Vendosja E Pluhurit Larës NË Makinën Larëse

Models: WF7604SAV/YLE WF7600SAV/YLE WF7602SAV/YLE

1 144
Download 144 pages 18.88 Kb
Page 117
Image 117

Çfarë është funksioni “Child Lock” (Bllokim për fëmijët)?

Nëse shtypni butonin “Child Lock (Bllokimi për fëmijët)” (Butonin Spin (Rrotullim)+Function (Funksion)) për më gjatë se 2 sekonda gjatë punës, ky funksion përzgjidhet.

Në qoftë se ky funksion është zgjedhur një herë, asnjë ndryshim nuk mund të bëhet deri në fund të larjes së rrobave.

Shtypni butonin “Child Lock (Bllokim për fëmijët)” (butonin Spin (Rrotullim)+Function (Funksion)) për më shumë se 2 sekonda për të anuluar funksionin.

MAKINA LARËSE NDALON HAPIN AKTUAL TË CIKLIT OSE NUK VAZHDON TE HAPI TJETËR I LARJES (TREGIMI I KOHËS SË MBETUR NË EKRANIN LED MUND TË RRITET).

Makina juaj larëse është e pajisur me sistemin Fuzzy Logic, i cili jo vetëm që vendos nivelin optimal të ujit dhe parametrave të tjerë të larjes, por gjithashtu kontrollon procesin e larjes si dhe bën korrigjimet e domosdoshme për të siguruar rezultate më të mira të larjes. Në rastin e përmendur më sipër, sistemi Fuzzy Logic ka zbuluar shmangie në ciklin e larjes të tilla si: sasia e madhe e pluhurit larës në fund të ciklit, nivel i lartë dridhjesh gjatë rrotullimit, etj. Ju mund të rregulloni programet ekzistuese të larjes, d.m.th. ndryshoni temperaturën e larjes dhe shpejtësinë e rrotullimit. Mbas zbulimit të anomalive të tilla, makina larëse pezullon kursin normal të programit me qëllim që të normalizojë këto parametra dhe të vazhdojë ciklin. Sistemi Fuzzy Logic bën 7 përpjekje për të eliminuar shmangie të tilla. Nëse është e pamundur që të normalizohen shmangiet e përmendura më sipër nga sistemi Fuzzy Logic, ju do të shihni tregimin korrespondues në llampat LED. (shihni kapitullin “Zgjidhje problemesh”) Funksionimi i makinës larëse që korrespondon me skemën e sipërpërmendur konsiderohet të jetë normal.

LARJA PËR HERË TË PARË

Para se të lani rroba për herë të parë, ju duhet të bëni një cikël të plotë pa rroba. Për të bërë këtë:

1.Shtypni butonin (On/Off) (Ndezur/Fikur).

2.Hidhni pak pluhur larës në kutinë e pluhurit larës .

3.Hapni furnizimin me ujë për makinën larëse.

4.Shtypni butonin Temp (e temperaturës) vazhdimisht derisa të shfaqet 40˚C.

5.Shtypni butonin Start/Pause (Fillo/Bëj pauzë).

Kjo do të heqë ujin nga ekzekutimi i testit të prodhuesit që ka ngelur në makinë.

VENDOSJA E PLUHURIT LARËS NË MAKINËN LARËSE

1.Tërhiqni kutinë e pluhurit larës.

2.Shtoni pluhur larës rrobash në dhomëzën .

3.Shtoni zbutës në dhomëz (nëse dëshironi).

4.Shtoni pluhur larës për paralarje dhomëz (nëse dëshironi).

02 Larja e një ngarkese rrobash

Larja e një ngarkese rrobash _9

Page 117
Image 117
Samsung WF7600SAV/YLE, WF7602SAV/YLE, WF7604SAV/YLE Larja PËR Herë TË Parë, Vendosja E Pluhurit Larës NË Makinën Larëse