
Aplikacionet dhe veçoritë
•Etiketat e vendndodhjes: Ngjitni një etiketë vendndodhjeje GPS në foto.
•Fuqia e sinjalit GPS mund të bjerë në vende ku ka pengesa të sinjalit si për shembull midis ndërtesave ose në zona të nëndheshme ose në kushte të këqija të motit.
•Vendndodhja juaj mund të shfaqet në fotot tuaja kur i ngarkoni ato në Internet. Për të shmangur këtë, çaktivizoni cilësimin e etiketës të vendndodhjes.
•Shqyrto fotot: Vendoseni pajisjen që të tregojë fotot pasi t'i keni bërë.
•Nisje e shpejtë: Vendoseni pajisjen që të hapë kamerën duke shtypur butonin e energjisë dy herë me shpejtësi.
Kjo veçori mund të mos jetë e disponueshme në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.
•Kontrolli zanor: Vendoseni pajisjen që të bëjë foto ose regjistrojë video me komandat me zë. Mund të thoni “Qesh”, “Çiiz”, “Shkrep”, ose “Gjuaj” për të bërë një foto. Për të regjistruar një video, thoni “Regjistro video”.
•Butoni Kamera i pezullt: Shtoni një buton kamere që mund ta vendosni kudo në ekran. Kjo veçori është e disponueshme në metodat Auto dhe Selfie.
•Funksioni i tastit të volumit: Vendoseni pajisjen që të përdorë butonin e volumit për të kontrolluar shkrehjen ose zmadhimin dhe zvogëlimin.
•Ricilëso cilësimet: Rivendosni cilësimet e kamerës.
•Na kontakto: Bëni pyetje ose shikoni pyetjet e bëra shpesh. Shikoni Samsung Members për më shumë informacion.
Galeria
Hyrje
Shikoni imazhet dhe videot e ruajtura në pajisjen tuaj. Gjithashtu mund të menaxhoni imazhet dhe videot sipas albumeve ose të krijoni histori për t'i parë me të tjerë.
107