
Cilësimet
4 Zgjidhni një metodë kyçjeje për të përdorur folderin e sigurt dhe ndiqni udhëzimet në ekran për të përfunduar konfigurimin.
Për të ndryshuar emrin ose ngjyrën e ikonës së folderit të sigurt, shtypni Dosja e sigurt →
→Personalizo ikonën.
•Kur hapni aplikacionin Dosja e sigurt, duhet ta hapni aplikacionin duke përdorur metodën e caktuar më parë për kyçjen.
•Nëse e harroni kodin e hapjes së folderit të sigurt, mund ta rivendosni duke përdorur llogarinë tuaj Samsung. Shtypni butonin që shfaqet kur formohet një kod zhbllokimi i gabuar, dhe vendosni fjalëkalimin e llogarisë suaj Samsung.
Vendosja e kyçjes automatike për folderin e sigurt
Vendoseni pajisjen të kyçë automatikisht folderin e sigurt kur nuk përdoret.
1 Hapni aplikacionin Dosja e sigurt dhe shtypni →Cilësimet →Bllokoje auto Dosjen e sigurt.
2 Zgjidhni një opsion kyçjeje.
Për ta kyçur manualisht folderin e sigurt, shtypni Kyç.
Lëvizja e materialeve në folderin e sigurt
Lëvizni materiale, të tilla si foto dhe kontakte, në folderin e sigurt. Veprimet e mëposhtme janë një shembull i lëvizjes së një imazhi nga memoria standarde në folderin e sigurt.
1
2
3
Hapni aplikacionin Dosja e sigurt dhe shtypni Shto skedarë.
Shtypni Imazhe, shënoni figurat që doni të lëvizni dhe pastaj shtypni U KRYE.
Shtypni ZHVENDOS.
Artikujt e zgjedhur do të fshihen nga folderi origjinal dhe do të çohen në folderin e sigurt. Për t'i kopjuar artikujt, shtypni KOPJO.
Metoda për lëvizjen e materialeve mund të ndryshojë në varësi të llojit të materialit.
198