
Bazat
Njohja e ekranit
Kontrollimi i ekranit me prekje
•Mos e lini ekranin me prekje të bjerë në kontakt me pajisjet elektrike. Shkarkesat
elektrike mund të bëjnë që ekrani me prekje të mos funksionojë mirë.
•Për të shmangur dëmtimet e ekranit me prekje, mos e shtypni me sende të mprehta ose mos ushtroni forcë të tepërt në të me gishta.
•Pajisja mund të mos i njohë komandat me prekje pranë skajeve të ekranit, të cilat janë jashtë zonës të komandave me prekje.
•Lënia e ekranit me prekje ndezur pa lëvizur për periudha të gjata mund të shkaktojë shfaqje të mëparshme të imazhit (djegie ekrani) ose hije. Fikeni ekranin me prekje kur nuk e përdorni pajisjen.
•Rekomandohet që të përdorni gishtat kur përdorni ekranin me prekje.
Goditja
Shtypni në ekran.
Goditja dhe mbajtja shtypur
Shtypni dhe mbani shtypur ekranin për rreth 2 sekonda.
37