
Aplikacionet dhe veçoritë
5
6
Lidheni xhekun shumëfunksional të smartfonit me konektorin e smartfonit në stacionin DeX. Samsung DeX do të hapet në smartfon.
Nuk mund ta përdorni stacionin DeX nëse keni lidhur ndonjë lloj të veçantë kapaku, si kapak me hapje ose kasë të fortë në smartfon.
Në ekranin e smartfonit tuaj, zgjidhni metodën e ekranit që doni të përdorni. Mund të zgjidhni nga metoda Samsung DeX ose metoda e pasqyrimit të ekranit.
•NIS SAMSUNG DeX: Ekrani i smartfonit tuaj do të fiket dhe do të shfaqet në metodën e desktopit në televizorin ose monitorin e lidhur.
•KALO NË PASQYRIMIN E EKRANIT: I njëjti ekran si ai i smartfonit tuaj do të shfaqet n televizorin ose monitorin e lidhur.
Metoda Samsung DeX | Metoda e pasqyrimit të ekranit |
Metoda e ekranit që zgjidhni të parën do të aplikohet për lidhjet më pas. Shikoni Ndryshimi i metodës së ekranit për më shumë informacion.