
Aplikacionet dhe veçoritë
Përdorim i metodës sekrete
Në metodën sekrete, mund të menaxhoni veçmas panelet, faqeshënimet dhe faqet e ruajtura. Mund ta kyçni metodën sekrete duke përdorur një fjalëkalim dhe shenjat e gishtave ose iridat e syve.
Aktivizimi i metodës sekrete
Në shiritat e veglave në fund të ekranit, shtypni Skedat →NDIZ REGJIMIN SEKRET. Nëse po e përdorni këtë veçori për herë të parë, vendosni nëse doni të përdorni një fjalëkalim për metodën sekrete.
Në metodën sekrete, nuk mund t'i përdorni disa veçori, si shkrepja e ekranit.
Në metodën sekrete, pajisja do të ndryshojë ngjyrën e shiritave të veglave.
Ndryshimi i cilësimeve të sigurisë
Mund ta ndryshoni fjalëkalimin tuaj ose metodën e kyçjes.
Shtypni →Cilësimet →Privatësia →Siguria e Regjimit sekret →Ndrysho fjalëkalimin. Për të vendosur shenjat e regjistruara të gishtave ose iridat e syve si metodë kyçje së bashku me fjalëkalimin, shtypni çelësin Shenjat e gishtave ose Iriset për ta aktivizuar. Shikoni Njohja e shenjës të gishtit ose Njohja e iridave të syve për më shumë informacion mbi përdorimin e shenjave të gishtave ose iridave të syve.
Çaktivizimi i metodës sekrete
Në shiritin e veglave në fund të ekranit, shtypni Skedat →FIK REGJIMIN SEKRET.
87