
Aplikacionet dhe veçoritë
Samsung Connect
Hyrje
Samsung Connect ju lejon të kërkoni shpejt dhe të lidheni me pajisjet pranë, pajisjet shtëpiake, televizorët, ose produktet Internet of Things (IoT). Mund t'i kontrolloni me lehtësi pajisjet e lidhura.
•Lidhja e pajisjeve pranë: Kërkoni shpejt pajisjet pranë si kufjet Bluetooth ose pajisjet që vishen në trup dhe lidhuni me to.
•Regjistrimi dhe kontrollimi i pajisjeve shtëpiake, televizorëve dhe produkteve IoT: Regjistroni frigoriferët, lavatriçet, kondicionerët, purifikuesit e ajrit, televizorët dhe produktet Internet of Things (IoT) në smartfonin tuaj dhe shikoni statusin e tyre ose kontrollojini nga ekrani i smartfonit. Mund t'i gruponi pajisjet sipas vendndodhjes dhe të vendosni që disa pajisje të punojnë automatikisht në kohë të caktuara. Për shembull, mund të vendosni që dritat dhe fshesa robot me korrent të ndizen automatikisht në mbrëmje.
•Smartfoni juaj dhe pajisjet e tjera duhet të jenë të lidhura me
•Pajisjet që lidhni duke përdorur Samsung Connect mund të ndryshojnë në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit. Për të parë listën e pajisjeve që mund të lidhen, hapni dosjen Samsung, hapni aplikacionin Samsung Connect, dhe pastaj shtypni Katalogu.
•Veçoritë e disponueshme mund të ndryshojnë në varësi të pajisjes së lidhur.
•Gabimet ose defektet e pajisjeve të lidhura nuk mbulohen nga garancia e Samsung. Kur ndodhin gabime ose defekte në pajisjet e lidhura, kontaktoni prodhuesin e pajisjes.
142