
Aplikacionet dhe veçoritë
Përdorimi i Samsung DeX
Në ekranin e zgjedhjes së metodës, shtypni NIS SAMSUNG DeX.
Ekrani i smartfonit tuaj do të fiket dhe do të shfaqet një ekran virtual i smartfonit në televizorin ose monitorin e lidhur. Mund të bëni shumë punë duke hapur njëkohësisht disa aplikacione. Gjithashtu mund të kontrolloni njoftimet dhe statusin e smartfonit tuaj.
Aplikacionet e |
|
preferuara | Ekrani fillestar i |
| |
| Samsung DeX |
| Shufra e mjeteve të |
| aksesit të shpejtë |
Butoni i |
|
aplikacioneve | Shufra e statusit |
|
Taskbari
•Nëse doni të kontrolloni ekranin e Samsung DeX, duhet të lidhni një maus. Shikoni Lidhja e një tastiere dhe mausi për më shumë informacion.
•Kur hapni ose mbyllni Samsung DeX, aplikacionet e hapura mund të mbyllen.
•Disa aplikacione ose veçori mund të mos jenë të disponueshme kur përdorni Samsung DeX.
•Aplikacionet e preferuara: Shtoni aplikacionet e përdorura shpesh në ekranin fillestar dhe hapini ato shpejt.
•Butoni i aplikacioneve: Shikoni dhe hapni aplikacionet e smartfonit tuaj.
•Taskbari: Shikoni aplikacionet që janë të hapura aktualisht.
•Shufra e statusit: Shikoni njoftimet dhe statusin e smartfonit tuaj. Ikonat e statusit mund të ndryshojnë në varësi të statusit të smartfonit tuaj. Kur klikoni , do të shfaqen butonat e cilësimeve të shpejta. Mund të aktivizoni ose të çaktivizoni veçori të caktuara duke përdorur butonat e cilësimeve të shpejta.
•Shufra e mjeteve të aksesit të shpejtë: Përdorni mjetet e shpejta si kontrolli i volumit ose kërkimi.
151