Aplikacionet dhe veçoritë
Përfundimi i përkujtuesve
Shënoni përkujtuesit që nuk ju duhen duke i shënuar si të përfunduar.
Në listën e përkujtuesve, zgjidhni një përkujtues dhe shtypni U KRYE. Ose, kur shfaqet një dritare kërcyese njoftimi, shtypni U KRYE.
Rivendosja e përkujtuesve
Rivendosni përkujtuesit që janë përfunduar.
1
2
Në listën e përkujtuesve, shtypni →Të kryera →EDITO.
Shënoni gjërat që doni t'i rivendosni dhe shtypni RIKTHEJ.
Përkujtuesit do të shtohen në listën e përkujtuesve dhe ju do të rikujtoheni në oraret e caktuara.
Fshirja e përkujtuesve
Për ta fshirë një përkujtues, lëvizni djathtas mbi një përkujtues dhe shtypni Fshij. Për të fshirë disa përkujtues, shtypni dhe mbani shtypur një përkujtues, shënoni përkujtuesit që doni të fshini dhe pastaj shtypni FSHIJ.
71