Cilësimet
Rezervo dhe restauro
Mbajini informacionet tuaja personale, të dhënat e aplikacioneve dhe cilësimet të sigurta në pajisjen tuaj. Mund t'i rikuperoni informacionet sensitive dhe t'i përdorni ato më vonë. Duhet të hyni në llogarinë Google ose Samsung për të rikuperuar ose rivendosur të dhënat.
Përdorimi i një llogarie Samsung
Në ekranin e cilësimeve, shtypni Reja dhe llogaritë →Rezervo dhe restauro →Cilësimet e arkivimit për llogarinë Samsung, shtypni çelësat pas gjërave që doni të arkivoni për t'i aktivizuar, dhe pastaj shtypni REZERVO TANI.
Të dhënat do të arkivohen në Samsung Cloud. Shikoni Samsung Cloud për më shumë informacion.
Për ta vendosur pajisjen që të magazinojë të dhëna automatikisht, shtypni çelësin REZERVIM AUTOMATIK për ta aktivizuar.
Për të rikthyer të dhënat nga Samsung Cloud duke përdorur një llogari Samsung, shtypni Rikthej. Zgjidhni një pajisje dhe llojet e të dhënave që doni të rivendosni dhe shtypni RESTAURO TANI. Të dhënat e zgjedhura do të rivendosen në pajisjen tuaj.
Përdorimi i një llogarie Google
Në ekranin e cilësimeve, shtypni Reja dhe llogaritë →Rezervo dhe restauro dhe shtypni çelësin Rezervo të dhënat e mia për llogarinë Google për ta aktivizuar. Shtypni Rezervo llogarinë dhe zgjidhni një llogari si llogari rezervimi.
Për të rivendosur të dhënat duke përdorur një llogari Google, shtypni çelësin Rivendosje automatike për ta aktivizuar. Kur
Konfiguroni cilësimet për disa veçori të mundësuara nga Google.
Në ekranin e cilësimeve, shtypni Google.
202