
Bazat
Karikimi me valë
Pajisja ka një bobinë karikimi me valë të integruar. Mund ta karikoni pajisjen duke përdorur një karikues me valë (shitet veçmas).
Karikimi i shpejtë me valë
Mund ta karikoni pajisjen tuaj më shpejt duke përdorur veçorinë e karikimit të shpejtë me valë. Për ta përdorur këtë veçori, duhet të përdorni një karikues dhe komponentë që mbështetin veçorinë e karikimit me valë.
Një ventilator brenda karikuesit mund të krijojë zhurmë gjatë karikimit të shpejtë me valë. Për të ulur zhurmën e ventilatorit, duhet ta çaktivizoni veçorinë e karikimit të shpejtë me valë. Opsioni i ndezjes/fikjes do të shtohet në menunë e cilësimeve të pajisjes kur e vini për herë të parë në karikues. Hapni aplikacionin Cilësimet, shtypni Mirëmbajtja e pajisjes →Bateria →→Cilësime të avancuara, dhe pastaj shtypni çelësin Karikimi i shpejtë pa tel për ta çaktivizuar. Çaktivizimi i kësaj veçorie do të pakësojë zhurmën, por mund bëjë që koha e karikimit të jetë më e ngadaltë.
Karikimi i baterisë
1 Vendoseni mesin e pjesës së pasme të pajisjes në mes të karikuesit me valë.
Koha e llogaritur e karikimit do të shfaqet në ekran. Koha reale e karikimit mund të ndryshojë sipas kushteve të karikimit.
20