Aplikacionet dhe veçoritë
Përdorimi i pajisjeve shtëpiake, televizorëve dhe produkteve IoT
Shikoni statusin e pajisjeve, televizorëve smart dhe produkteve IoT nga ekrani i smartfonit tuaj. Mund t'i gruponi pajisjet sipas vendndodhjes dhe të shtoni rregulla për t'i kontrolluar pajisjet me lehtësi.
Regjistrimi i pajisjeve
1
2
3
Hapni folderin Samsung dhe hapni aplikacionin Samsung Connect.
Shtypni .
Zgjidhni një pajisje nga lista.
Për t'i regjistruar pajisjet manualisht, zgjidhni një lloj pajisjeje poshtë SHTOJE PAJISJEN MANUALISHT.
4 Ndiqni udhëzimet në ekran për të regjistruar pajisjet.
Shikimi dhe kontrollimi i pajisjeve të regjistruara
Mund të shikoni dhe të kontrolloni pajisjet tuaja të regjistruara. Për shembull, mund të kontrolloni kohëmatësin e lavatriçes suaj ose të rregulloni temperaturën e kondicionerit.
1
2
Hapni folderin Samsung dhe hapni aplikacionin Samsung Connect.
Shtypni Pajisjet e mia.
Do të shfaqet lista e pajisjeve të regjistruara.
3 Shikoni statusin e pajisjeve në listë.
Për t'i kontrolluar pajisjet, zgjidhni një pajisje. Kontrollori i pajisjes i dhënë me pajisjen e zgjedhur do të shkarkohet dhe pastaj mund ta kontrolloni pajisjen.
Caktimi i vendndodhjeve të pajisjeve
Caktoni vendndodhjet për pajisjet, shikoni listën e pajisjeve në të njëjtin vend dhe kontrollojini ato. Gjithashtu mund të shtoni një vendndodhje për të kontrolluar disa pajisje njëkohësisht.
Hapni folderin Samsung, hapni aplikacionin Samsung Connect, dhe pastaj shtypni Pajisjet e mia.
144