Informacione sigurie

sigurie Informacione

Për shkak se udhëzimet e mëposhtme të përdorimit mbulojnë modele të ndryshme, karakteristikat e frigoriferit tuaj mund të ndryshojnë disi nga ato të përshkruara në këtë manual dhe jo të gjitha shenjat e paralajmërimit mund të jenë të zbatueshme. Nëse keni pyetje ose shqetësime, kontaktoni me qendrën më të afërt të shërbimit ose gjeni ndihmë dhe informacione në internet në www.samsung. com.

R-600a ose R-134a përdoret si një ftohës. Kontrolloni etiketën e kompresorit në pjesën e pasme të pajisjes ose etiketën e klasifikimit brenda frigoriferit për të parë cili ftohës është përdorur për frigoriferin tuaj. Kur ky produkt përmban gazra të ndezshëm (Ftohës R-600a), kontaktoni me autoritetet lokale në lidhje me hedhjen e sigurt të këtij produkti.

Me qëllim që të shmanget krijimi i përzierjes të gazrave të djeshëm nëse ndodh një rrjedhje në qarkun ftohës, përmasa e dhomës në të cilën mund të vendoset pajisja varet nga sasia e ftohësit që përdoret.

Asnjëherë mos e ndizni pajisjen nëse ka shenja dëmtimi. Nëse nuk jeni të sigurt, konsultohuni me shitësin. Dhoma duhet të jetë 1 m³ për çdo 8 g të ftohësit R-600a që ndodhet brenda pajisjes.

Sasia e ftohësit në pajisjen tuaj të veçantë tregohet në pllakën e identifikimit brenda pajisjes.

4  Shqip

Untitled-2 4

 

 

2018-01-10 ￿￿ 11:53:07