Informacione sigurie
sigurie Informacione
•Mos i bllokoni vrimat e ajrimit brenda frigoriferit.
-Nëse vrimat e ajrimit bllokohen, sidomos me një qese plastike, frigoriferi mund të ftohet së tepërmi. Nëse periudha e ftohjes zgjat shumë, filtri i ujit mund të çahet dhe të shkaktojë rrjedhje të ujit.
•Përdorni vetëm bërësin e akullit që është dhënë me frigoriferin.
•Fshijeni lagështinë e tepërt nga brenda dhe lërini dyert të hapura.
-Përndryshe mund të krijohet erë dhe lagështi.
•Nëse frigoriferi është shkëputur nga burimi i energjisë elektrike, duhet të prisni të paktën pesë minuta para se ta vendosni përsëri në prizë.
•Kur frigoriferi laget nga uji, hiqni spinën nga priza elektrike dhe kontaktoni me qendrën e shërbimit të Samsung Electronics.
•Mos goditni apo ushtroni forcë të madhe mbi një sipërfaqe xhami.
-Qelqi i thyer mund të shkaktojë dëmtim personal dhe/ ose dëmtim të pronës.
•Mbusheni depozitën e ujit dhe tabakatë e kubave të akullit vetëm me ujë të pijshëm (ujë nga rubineti i çezmës, ujë mineral ose ujë të pastruar).
-Mos e mbushni depozitën me çaj ose me pije sportive. Kjo mund ta dëmtojë frigoriferin.
18 Shqip
|
| ||
|
| ||
|
|
|
|