Përdorimet

02 Konvertimi i ngrirësit / Aktivizimi/çaktivizimi i akullit (vetëm modelet përkatëse)

Përdorimet

Freezer Convert (Konvertimi i ngrirësit)

Mund ta përdorni të gjithë frigoriferin me modalitetin Fridge (Frigoriferi) ose të çaktivizoni ngrirësin.

Për të ndryshuar modalitetin e paracaktuar të ngrirësit, mbani të shtypur për 3 sekonda te Freezer Convert (Konvertimi i ngrirësit) për të hyrë te modaliteti i zgjedhjes. Më pas shtypni Freezer Convert (Konvertimi i ngrirësit) për të zgjedhur modalitetin e dëshiruar.

Modaliteti do të ndryshojë në këtë sekuencë: Modaliteti i konfigurimit Fridge (Frigoriferi) Off (Joaktiv) Freezer (Ngrirësi) Off (Joaktiv) Fridge

(Frigoriferi).

Nëse zgjidhni Fridge (Frigoriferi), ndizet treguesi i frigoriferit. Power Freeze (Ngrirja me fuqi) do të çaktivizohet nëse është aktive dhe Ice On (Akulli aktiv) do të çaktivizohet nëse është aktiv.

Nëse zgjidhni Off (Joaktiv), treguesi Off (Joaktiv) do të aktivizohet. Ngrirësi do të çaktivizohet.

Nëse zgjidhni modalitetin e konfigurimit të ngrirësit, temperatura e ngrirësit aktivizohet për zgjedhje. Temperatura e paracaktuar e ngrirësit është -19 °C.

Ndryshimet tuaja do të vendosen dhe do të aktivizohen pas 10 sekondash. Për ta anuluar ose për ta ndryshuar përsëri modalitetin, mbani të shtypur përsëri Freezer Convert (Konvertimi i ngrirësit) për 3 sekonda. Më pas ndiqni udhëzimet e përmendura më sipër.

SHËNIM

Nëse shtypni dhe mbani Freezer Convert (Konvertimi i ngrirësit) për 3 sekonda në modalitetin Freezer (Ngrirësi), frigoriferi kalon në modalitetin Fridge (Frigoriferi) dhe mund të zgjidhni një modalitet (modaliteti i përzgjedhjes).

Nëse shtypni dhe mbani Freezer Convert (Konvertimi i ngrirësit) për 3 sekonda në modalitete të tjera, frigoriferi kalon në modalitet përzgjedhjeje ku mund të shtypni Freezer Convert (Konvertimi i ngrirësit) për të zgjedhur një modalitet tjetër.

Kur funksionet e ftohjes ose të ngrirjes janë në "modalitetin Off (Joaktiv)", temperatura e frigoriferit ose e ngrirësit mbetet nën 15 °C për të parandaluar krijimin e mykut dhe të erërave, duke përdorur nivel të ulët energjie elektrike.

Frigoriferi ose ngrirësi nuk mund të fiken veçmas njëri-tjetrit.

Mos ruani ushqime ose pije në frigorifer kur funksionet e ftohjes ose të ngrirjes janë në "modalitetin Off (Joaktiv)". 15°C nuk është aq ftohtë sa duhet për të parandaluar prishjen e ushqimeve.

PARALAJMËRIM

Mos vendosni shishe qelqi me lëngje në ngrirës. Kur të anuloni Freezer Convert (Konvertimi i ngrirësit), shishet e qelqit mund të thyhen ose të shpërthejnë në ngrirës.

Sigurohuni që t'i hiqni ushqimet e ngrira nga ngrirësi para se të aktivizoni Freezer Convert (Konvertimi i ngrirësit). Ushqimet e ngrira do të shkrihen dhe do të prishen me rritjen e temperaturës (modaliteti Freezer (Ngrirësi) ndryshon në modalitetin e Fridge (Frigoriferi)).

36  Shqip

Untitled-236

 

 

2018-01-10 ￿￿ 11:53:15