•Nëse zbulohet rrjedhje gazi, shmangni flakët e hapura ose burimet e mundshme të ndezjes dhe ajrosni dhomën në të cilën është pajisja për disa minuta.
-Mos e prekni pajisjen ose kordonin elektrik.
-Mos përdorni ventilator ajrimi.
-Një shkëndijë mund të shkaktojë shpërthim ose zjarr.
•Përdorni vetëm llambat LED të ofruara nga prodhuesi ose agjencitë e tij të shërbimit.
•Shishet duhet të vendosen pranë njëra tjetrës në mënyrë që të mos bien.
•Ky produkt është bërë vetëm për ruajtjen e ushqimit në një ambient shtëpiak.
•Mos u mundoni ta riparoni, çmontoni ose modifikoni vetë frigoriferin.
-Modifikimet e paautorizuara mund të shkaktojnë probleme sigurie. Për të kthyer mbrapsht një modifikim të paautorizuar, ne do t'ju tarifojmë për pjesët dhe punën.
•Mos përdorni asnjë lloj sigurese (si për shembull bakër, tel çeliku, etj.) përveç siguresave standarde.
•Nëse frigoriferi duhet të riparohet ose montohet përsëri, kontaktoni me qendrën më të afërt të shërbimit.
-Nëse nuk veprohet kështu mund të ndodhin goditje elektrike, zjarr, probleme me produktin ose lëndime.
•Nëse llamba e brendshme ose e jashtme LED është djegur, kontaktoni me qendrën më të afërt të shërbimit.
sigurie Informacione
Shqip 15
|
| ||
|
| ||
|
|
|
|