Përdorimet
Veçoritë speciale
Imazhi aktual dhe funksionet e veçanta të frigoriferit mund të ndryshojnë, në varësi të modelit dhe të shtetit.
Prodhimi i akullit (vetëm modelet përkatëse)
Prodhuesi i akullit me rrotullim
1. Hapni derën e ngrirësit dhe hapni tabakanë e akullit me rrëshqitje.
2. Mbusheni tabakanë me ujë deri në niveli maksimal (A) të shënuar në pjesën e brendshme prapa të tabakasë.
3. Rrëshqiteni tabakanë për ta vendosur përsëri në vend.
A SHËNIM
Koha për prodhimin e akullit varet nga parametrat e temperaturës.
Përdorimet
Lloji i tabakasë
SHËNIM
•Sigurohuni që koshi mbajtës i kubave të akullit të jetë në vendin e tij nën tabakanë e akullit.
•Për të nxjerrë kubat e akullit, rrotulloni dorezën e koshit në të djathtë për të hedhur gjysmën e kubave të akullit në kosh. Më pas rrotullojeni në të majtë për të boshatisur gjysmën tjetër.
•Nxirreni koshin duke e rrotulluar lehtë dhe duke e tërhequr përpara.
Për të bërë kuba akulli, mbusheni tabakanë me ujë deri në nivelin maksimal (A) të shënuar në pjesën e brendshme të tabakasë.
A
42 Shqip
|
| ||
|
| ||
|
|
|
|