Ne rekomandojmë shumë që të merrni një teknik të kualifikuar ose një kompani shërbimi për montimin e frigoriferit.

-Nëse nuk veprohet kështu mund të ndodhin goditje elektrike, zjarr, shpërthime, probleme me produktin ose lëndime.

Mbingarkesa në njërën derë mund ta rrëzojë frigoriferin duke shkaktuar dëmtime fizike.

Paralajmërime shumë të rëndësishme për përdorimin

PARALAJMËRIM

Mos e futni spinën elektrike në prizën në mur me duar të lagura.

-Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike.

Mos vendosni sende sipër pajisjes.

-Kur e hapni ose mbyllni derën, sendet mund të bien dhe të shkaktojnë lëndim të vetes tuaj dhe/ose dëmtime materiale.

Mos i futni duart, këmbët ose objekte metalike (si p.sh. shkopinj, etj.) në fund ose prapa frigoriferit.

-Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose lëndime.

-Çdo majë e mprehtë mund të shkaktojë lëndime personale.

Mos i prekni muret e brendshëm të ngrirësit ose produktet e vendosura në ngrirës me duar të lagura.

-Kjo mund të shkaktojë kafshim ngrirjeje.

Mos vendosni një enë të mbushur me ujë në frigorifer.

-Nëse derdhen, ekziston rreziku i goditjeve elektrike.

sigurie Informacione

Shqip  11

Untitled-211

 

 

2018-01-10 ￿￿ 11:53:08