HAPI  4  Rregulloni këmbën niveluese

Nivelojeni frigoriferin duke rregulluar manualisht këmbën niveluese. Rrotullojeni këmbën niveluese në drejtim orar për ta ulur pozicionin e tij ose në drejtim antiorar për ta ngritur. Për arsye sigurie, rregullojeni që ana e përparme të jetë pak më lart se ana e pasme.

Lërini këmbët 66 mm (A) nga dyshemeja sipas ilustrimit.

Montimi

A

HAPI  5  Parametrat fillestare

Me realizimin e hapave të mëposhtëm, frigoriferi juaj duhet të jetë plotësisht funksional.

1.Vini kordonin elektrik në prizën e murit për ta ndezur frigoriferin.

2.Hapni derën dhe kontrolloni nëse drita e brendshme do të ndizet.

3.Caktojeni temperaturën në temperaturën më të ftohtë dhe prisni për rreth një orë. Më pas, ngrirësi do të ftohet pak dhe motori do të punojë ëmbël.

4.Prisni deri sa frigoriferi të arrijë temperaturën e caktuar. Tani frigoriferi është gati për përdorim.

HAPI  6  Kontrolli përfundimtar

Kur të përfundoni me montimin, konfirmoni që:

Frigoriferi është i lidhur me një prizë elektrike dhe me tokëzim të përshtatshëm.

Frigoriferi është montuar në një sipërfaqe të sheshtë në nivel, me një hapësirë të pranueshme nga muri ose kabineti.

Frigoriferi është në nivel dhe i mbështetur mirë në dysheme.

Dera hapet dhe mbyllet lirshëm dhe drita e brendshme ndizet automatikisht kur hapni derën.

Shqip  33

Untitled-233

 

 

2018-01-10 ￿￿ 11:53:14