Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg arritjes të fëmijëve pasi materialet e paketimit mund të jenë të rrezikshme për fëmijët.

-Nëse një fëmijë vendos një qese mbi kokë, ai mund të mbytet.

Këshilla të tjera për përdorimin e duhur

Në raste të ndërprerjes të energjisë, telefononi në zyrën lokale të kompanisë së shërbimit të energjisë elektrike dhe pyesni sa do të zgjasë defekti.

-Shumica e ndërprerjeve të energjisë që rregullohen brenda një ose dy orësh nuk ndikojnë në temperaturat e frigoriferit tuaj. Sidoqoftë, duhet të minimizoni numrin e hapjeve të derës kur energjia është e fikur.

-Nëse ndërprerja zgjat më shumë se 24 orë, hiqini dhe hidhini të gjitha ushqimet e ngrira.

Frigoriferi mund të mos funksionojë në mënyrë uniforme (përmbajtjet e ngrira mund të shkrijnë ose temperaturat mund të bëhen shumë të larta në ndarjen e ushqimeve të ngrira) nëse ai qëndron për një periudhë të gjatë në një vend ku temperaturat e ajrit të ambientit janë vazhdimisht nën temperaturat për të cilat është projektuar pajisja.

Në rast të ushqimeve të veçanta, mbajtja e tyre në frigorifer mund të ndikojë keq te ruajtja e tyre për shkak të karakteristikave të tyre.

Pajisja juaj nuk krijon akull, që do të thotë se nuk ka nevojë që ta shkrini manualisht pajisjen. Kjo do të kryhet automatikisht.

sigurie Informacione

Shqip  23

Untitled-2 23

 

 

2018-01-10 ￿￿ 11:53:09