Sigurohuni që t'i hiqni ushqimet e freskëta nga ngrirësi para se të çaktivizoni Freezer Convert (Konvertimi i ngrirësit). Ushqimet e freskëta mund të ngrijnë me uljen e temperaturës (modaliteti Fridge (Frigoriferi) ndryshon në modalitetin Freezer (Ngrirësi)).

SHËNIM

Nëse dëshironi të përdorni Freezer Convert (Konvertimi i ngrirësit), rekomandohet shumë që të përdorni enë plastike për ruajtjen e ushqimeve, sidomos për perimet.

Ice On/Off (Akulli aktiv/joaktiv)

(Vetëm modelet përkatëse)

Si paracaktim, frigoriferi është caktuar që të prodhojë akull me treguesin përkatës të aktivizuar. Për ta çaktivizuar këtë funksion, shtypni Ice On/Off (Akulli aktiv/ joaktiv) për ta fikur atë. Ne rekomandojmë ta çaktivizoni këtë funksion në rastet e mëposhtme:

Shporta e akullit është tashmë plot me akull.

Dëshironi të kurseni për konsumin e energjisë.

Depozita e ujit është bosh.

SHËNIM

Nëse shtypni Freezer Convert (Konvertimi i ngrirësit) për të zgjedhur Fridge (Frigoriferi) ose Off (Joaktiv), frigoriferi do të kalojë në modalitetin Ice Off (Akulli joaktiv).

03 Frigoriferi (Ftohja me fuqi)

 

Për të rregulluar temperaturën e frigoriferit, shtypni Fridge (Frigoriferi) për të

 

zgjedhur temperaturën përkatëse. Mund ta ndryshoni temperaturën nga 1 °C deri

 

në 7 °C (e paracaktuar: 3 °C).

 

Kur temperatura është caktuar në 1 °C, shtypni Fridge (Frigoriferi) për të aktivizuar

 

treguesin e pushimeve. Shiriti i temperaturës do të çaktivizohet. Shtypeni përsëri

Fridge (Frigoriferi)

për ta çaktivizuar modalitetin Vacation (Pushime). Shiriti i temperaturës do të

shfaqë 7 °C.

KUJDES

Në dimër, mos e caktoni kontrollin e temperaturës në 1 °C. Kjo mund të shkaktojë probleme me rendimentin e ftohjes.

Në verë, mos e caktoni kontrollin e temperaturës në 5-7 °C. Kjo mund të shkaktojë probleme me rendimentin e ftohjes.

Shqip  37

Përdorimet

Untitled-237

 

 

2018-01-10 ￿￿ 11:53:15