Asnjëherë mos i vendosni gishtat ose objektet e tjera në vrimën e aparatit.

-Kjo mund të shkaktojë lëndime personale ose dëmtime materiale.

Para se ta pastroni dhe të kryeni procesin e mirëmbajtjes, hiqeni spinën e pajisjes nga priza në mur.

-Nëse nuk veprohet kështu kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.

Përdorni një sfungjer të pastër ose leckë të butë, në kombinim me detergjent mesatar në ujë të ngrohtë për të pastruar frigoriferin.

Mos përdorni pastrues me veti gërryese ose të ashpra, si p.sh. spërkatës dritaresh, pastrues me fërkim, lëngje të djegshme, acid klorhidrik, parafinë, koncentrate, hollues apo pastrues me përmbajtje produktesh nafte në sipërfaqet e jashtme (dyer dhe kasë), pjesët plastike, konturet e dyerve dhe të brendshme, apo gomina.

-Këto mund të gërvishtin ose të dëmtojmë materialin.

Mos i pastroni raftet ose kapakët e xhamit me ujë të ngrohtë nëse janë të ftohta. Raftet dhe kapakët e xhamit mund të thyhen nëse ekspozohen në ndryshime të befta të temperaturës ose nëse pësojnë goditje si p.sh. përplasje apo rënie.

sigurie Informacione

Shqip  21

Untitled-2 21

 

 

2018-01-10 ￿￿ 11:53:09