Specifikimet

Përdorni rregullisht një rrobë të thatë për të hequr të gjitha substancat e huaja, si pluhurat ose uji, nga terminalet e spinës elektrike dhe pikat e kontaktit.

1.Hiqeni nga priza kordonin elektrik të frigoriferit.

2.Përdorni një rrobë të butë pa push ose letra kuzhine të njomura për të pastruar pjesën e brendshme dhe të jashtme të frigoriferit.

3.Kur të përfundoni, përdorni një rrobë të thatë ose letër kuzhine për ta tharë mirë.

4.Vini kordonin elektrik të frigoriferit në prizë për ta ndezur frigoriferin.

SHËNIM

Nëse keni hequr ndonjë pjesë të lëvizshme si raftet për t'i pastruar, referojuni strukturës së përgjithshme në pjesën Çfarë përfshihet për t'u siguruar që i keni futur përsëri si duhet.

PARALAJMËRIM

Mos përdorni benzen, hollues ose detergjentë shtëpie/makine si Clorox™ për pastrim. Ata mund të dëmtojnë sipërfaqen e frigoriferit dhe mund të shkaktojnë zjarr.

Mos spërkatni ujë mbi frigorifer. Kjo mund të shkaktojë një goditje elektrike.

Mos i vendosni gishtat ose objekte të tjera në vrimën e aparatit të ujit.

Ndërrimi

Filtri i deodorantit (vetëm modelet përkatëse)

ndërkohë që mbani anët e sipërme dhe të poshtme të kasës së filtrit, zhbllokojeni kasën e filtrit për të shfaqur filtrin e deodorantit (A). Ndërrojeni filtrin dhe më pas futeni përsëri kasën e tij.

A

Mirëmbajtja

Llambat

Riparimi i llambave nuk mund të kryhet nga përdoruesi. Për ndërrimin e llambave të frigoriferit, kontaktoni me një qendër shërbimi lokale të "Samsung".

Shqip  49

Untitled-2 49

 

 

2018-01-10 ￿￿ 11:53:24