Lidhja me pajisje të tjera

Lidh. e shpejtë

Një prezantim

Kërkoni automatikisht pajisje pranë dhe për t'u lidhur shpejt me to.

Kur lidhni një pajisje që nuk ka veçorinë Quick connect, sigurohunij që Wi-Fi Direct ose

Bluetooth të jenë të aktivizuar.

Metodat e lidhjes mund të ndryshojnë në varësi të llojit të pajisjeve të lidhura ose materialit të ndarë.

Emri i pajisjes mund të ndryshojë në varësi të pajisjeve Bluetooth me të cilat çiftohet. Për shembull, emri i pajisjes mund të tregohet si BT MAC.

Lidhja me pajisje të tjera

Kur e hapni këtë aplikacion për herë të parë ose e rihapni pasi keni bërë një rivendosje të të dhënave, ndiqni udhëzimet në ekran për të përfunduar konfigurimin.

1 Hapni panelin e njoftimeve dhe shtypni Quick Connect.

Kur hapet paneli, veçoritë Wi-Fi dhe Bluetooth aktivizohen automatiksiht dhe pajisja kërkon për pajisjet pranë.

2 Zgjidhni një pajisje nga lsita dhe lidhuni me të duke ndjekur udhëzimet në ekran. Hapat e tjerë mund të ndryshojnë në varësi të pajisjes të lidhur.

Për të lejuar pajsijet pranë të kërkojnë pajisjen tuaj dhe të lidhen me të, shtypni Set device visibility Make your device visible, dhe pastaj zgjidhni një opsion.

130