Cilësimet

Lapsi S

Ndryshoni cilësimet për përdorimin e Lapsit S.

Në ekranin Cilësimet, shtypni Lapsi S.

Air command: Vendoseni pajisjen që të tregojë veçoritë e komandave në ajër kur mbani pezull Lapsin S mbi ekran dhe shtypni butonin e Lapsit S.

Air view: Aktivizoni veçorinë e pamjes në ajër për të bërë veprime të ndryshme me Lapsin S.

Pointer: Vendoseni pajisjen të tregojë treguesin e Lapsit S kur mbani pezull Lapsin S mbi ekran.

Direct pen input: Vendoseni pajisjen që të tregojë ikonën e fushës të shkrimit të dorës kur mbani Lapsin S pezull mbi një fushë për hyrjen e tekstit.

Lajmërimet e Lapsit S: Vendoseni pajisjen të tregojë një lajmërim kërcyes dhe të lëshojë tingull nëse ecni kur ekrani me prekje është i fikur dhe Lapsi S hiqet nga pajisja.

Disable pen detection: Vendoseni ekranin të mos përgjigjet kur futni ose hiqni Lapsin S.

Tingulli i Lapsit S: Vendoseni pajisjen që të bëjë tingull shkrimi kur shkruani ose vizatoni në ekran me Lapsin S.

Reagim me dridhje i Lapsit S: Vendoseni pajisjen që të dridhet kur shkruani ose vizatoni mbi ekran me Lapsin S.

Detachment options: Vendoseni pajisjen të hapë automatikisht Action memo ose të tregojë veçoritë e komandave në ajër kur Lapsi S hiqet nga vendi.

Attach/detach sound: Vendoseni pajisjen që të lëshojë një tingull kur Lapsi S futet ose hiqet nga vendi.

Attach/detach vibration: Vendoseni pajisjen të dridhet kur Lapsi S futet ose hiqet nga vendi.

153