Kamera & galeria

Shkarkimi i metodave

Shkarkoni metoda të tjera shkrepjeje nga GALAXY Apps.

Në ekranin e shikimit, shtypni MODE Download.

Për të arritur shkrepjet më të mira duke përdorur metodën e panoramës, ndiqni këto këshilla:

– Lëvizeni kamerën me ngadalë në një drejtim.

– Mbajeni imazhin brenda kuadros në shikuesin e pamjes të kamerës.

– Mos bëni fotografi të sfondeve të largëta, si për shembull qielli bosh ose muri bosh.

Mund të regjistroni video në regjimin e kamerës dyshe për deri në 5 minuta në Full HD dhe deri në 10 minuta në HD ose VGA.

Ndërsa regjistroni video në metodën e kamerës dyshe, zëri regjistrohet nga mikrofoni

ibrendshëm.

Cilësimet e kamerës

Në ekranin e shikimit shtypni .

Opsionet e disponueshme mund të ndryshojnë në metodën në të cilën përdoret kamera.

: Aktivizoni ose çaktivizoni blicin.

: Zgjidhni kohën e vonesës para se kamera të bëjë automatikisht foton.

: Zgjidhni një efekt filtri për ta përdorur kur bëni foto ose regjistroni video. Për të shkarkuar më shumë efekte, shtypni Download. Për të ndryshuar rendin e efekteve ose për të fshehur efekte nga lista, shtypni Manage effects.

: Zgjidhni një rezolucion për fotot. Përdorimi i një rezolucioni më të lartë do të sjellë foto me cilësi më të lartë, por do të zënë më shumë memorie.

97