Bazat

Veçoria e kursimit të energjisë

Metoda e kursimit të energjisë

Kurseni energjinë e baterisë duke kufizuar funksionet e pajisjes.

Në ekranin Të gjitha aplikacionet, shtypni Settings Power saving Power saving mode, dhe pastaj shtypni çelësin Power saving mode për ta aktivizuar. Ose ndryshe, hapni panelin e cilësimeve të shpejta dhe shtypni Power saving për ta aktivizuar.

Zgjidhni nga opsionet e mëposhtme:

Kufizo internetin në sfond: Mos i lejoni aplikacionet që punojnë në sfond të përdorin lidhjen e internetit celular.

Kufizo performancën: Kufizoni opsione të ndryshme, si për shembull fikni dritën për butonin e aplikacioneve të Fundit dhe butonin Prapa.

Regjimi i shkallës gri: Tregon ngjyrat e ekranit si tone gri.

Metoda e ultra kursimit të energjisë

Përdoreni këtë regjim për të shtuar kohën e energjisë të baterisë të pajisjes. Në metodën e ultra kursimit të energjisë, pajisja bën të mëposhtmet:

I tregon ngjyrat në ekran si tone gri.

Kufizon aplikacionet e disponueshme vetëm në aplikacionet thelbësore dhe të zgjedhura.

Çaktivizon lidhjen e të dhënave celulare kur ekrani është i mbyllur.

Çaktivizon veçoritë Wi-Fi dhe Bluetooth.

1

Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Settings Power saving Ultra power saving

 

mode, dhe pastaj shtypni çelësin Ultra power saving mode për ta aktivizuar.

 

Ose ndryshe, hapni panelin e cilësimeve të shpejta dhe shtypni U. power saving për ta

 

aktivizuar.

2

Lexoni dhe pranoni rregullat dhe kushtet, dhe pastaj shtypni OK.

36