Fillimi

Karikimi i baterisë

Përdorimi i karikuesit të baterisë

Karikoni baterinë para se ta përdorni për herë të parë ose pasi nuk është përdorur për një kohë të gjatë.

Përdorni vetëm karikuesit, bateritë dhe kabllot e aprovuar nga Samsung. Karikuesit ose kabllot e paaprovuar mund të bëjnë që bateria të shpërthejë ose të dëmtojë pajisjen.

Nëse bateria është e shkarkuar plotësisht, pajisja nuk mund të ndizet menjëherë kur

është lidhur me karikuesin. Lini kohë që bateria e shkarkuar të karikohet për disa minuta para se të ndizni pajisjen.

Përdorimi i një burimi energjie përveç një përshtatësi USB, si për shembull kompjuter, mudn të rezultojnë në shpejtësi karikimi më të ulët për shkak të rrymës elektrike më të ulët.

Lidheni kabllin USB me përshtatësin USB dhe pastaj vendoseni fundin e kabllit USB në xhekun shumëfunksional.

Lidhja e karikuesit në mënyrë të gabuar mund t'i shkaktojë dëme serioze pajisjes. Çdo dëm i shkaktuar nga keqpërdorimi nuk mbulohet nga garancia.

Nëse pajisja merr energji të paqëndrueshme ndërsa karikohet, ekrani me prekje mund

të mos funksionojë. Nëse ndodh kjo, shkëputeni karikuesin nga pajisja.

Ndërkohë që karkohet, pajisja dhe karikuesi mund të nxehen. Kjo është normale dhe nuk ndikon në jetëgjatësinë ose performancën e pajisjes. Nëse bateria nxehet më shumë se zakonisht, karikuesi mund të mos karikojë më.

Nëse pajisja nuk po karikohet siç duhet, çojeni pajisjen dhe karikuesin në një Qendër Shërbimi Samsung.

16